Sigal

Në mbrëmjen gala të fundvitit organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, është votuar edhe për “Lojtarin e Vitit” 2018.

Është mesfushori i Partizanit Lorenc Trashi, ai i cili u vlerësua me çmimin “Topi Artë” pas votimit të trajnerëve dhe kapitenëve të 10 skuadrave të Kategorisë Superiore.

Për herë të parë titullari i kuq vlerësohet si lojtari më i mirë i Kategorisë Superiore.