Zgjedhjet në FSHF/ Shenja në fletën e votimit, anëtarët sinjal “shefit” se e përzgjodhën

668
Futbolli shqiptar zgjedh sot nga Durrësi drejtuesin e ri për 4 vitet e ardhshme, si dhe 11 anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv.

Pjesa e 11 anëtarëve të Komiteti Ekzekutiv janë presidenti, 2 zv/presidentët dhe 8 anëtarët. 1 nga këto anëtarë zgjidhet automatikisht presidenti i arbitrave.
Komisioni i verifikimit hasi shenja identifikuese të votave në letrën votimit. Anëtarët e komisionit bënë thirrje që shenja votuese të ishte vetëm një plus ose një kryq.
“Mos bëni kryqe e pluse deri në cepat e kutisë së votimit, apo shenja në formë “u-je” që të identifikoheni se për kë keni votuar. Tregohuni më seriozë ju lutem,” thanë anëtarët e komisionit.
Është mbyllur procesi i votimit për kandidatët e FSHF-së. 65 anëtarët dhanë verdiktin e tyre dhe tashmë pritet numërimi i votave
Sigal