Zgjedhjet në FIFA, raund të dytë për të përcaktuar fituesin

491
Sigal

Përfundon raundi i parë i votimit për zgjedhjen e kreut të FIFA, kandidatët janë në balotazh. Në raundin e parë Blatter dhe Princi Ali nuk morën shumicën, Blatter mori 133 vota, Princi Ali mori 73 vota. Për t’u shpallur fitues në raundin e parë duhet të siguroheshin 140 vota. Në raundin e dytë duhet shumicë e thjeshtë 105 vota.

Deklaratat
Para votimit dy kandidatët kanë shpalosur programin qeverisës në rast se do të triumfojnë nga Kongresi. Princi Ali ka deklaruar se synon që të pastrojë imazhin e FIFA-s nga korrupsioni dhe skandali i viteve të fundit, por edhe nëse nuk fiton do të pranojë rezultatin.

Ndërsa Blatter vazhdon që të ngulojmë duke premtuar pastrimin e FIFA-s nga korrupsioni, pasi 4 mandatet nuk i kanë mjaftuar. “Do rilindim FIFA-n, përgjegjësit e skandalit të ndëshkohen.

FIFA do të dalë më e fortë nga skandali i korrupsionit. Duhet të punojmë të gjithë bashkë për të mirën e futbollit. Departament Special për profesionistët në FIFA. Luftë korrupsionit, duhet të mbrojmë vlerat tona”deklaroi ai.

Votimi
Në votim do të marrin pjesë 209 delegatë nga Federatat anëtare të FIFA-s. Afrika, Caf ka 54 vota. UEFA ka 53 vota, Konfederata Aziatike, AFC ka 46 vota, Konfederata e Amerikës së Veriut, Qendrore dhe Karaibeve ka 35 vota, Konfederata e Oqeanisë OFC ka 11 vota, Konfederata e Amerikës së Jugut, CONMEBOL ka 10 vota.

Fituesi

Dy janë kandidatët, Joseph Blatter dhe princi jordanez, Ali Bin Al-Husein për të fituar iu zgjedhjet nevojiten një mazhorancë e 2/3 të 209 votuesve, 140 vota, por nëse do të ketë një votim të dytë për të zgjedhur presidentin e ri do të mjaftojë një shumicë e thjeshtë prej 105 votash.

Protestat
Para selisë së FIFA ku po zhvillohet Kongresi në Zvicër po zhvillohet një protestë kundër Sepp Blatterit pas skandalit të korrupsionit që përfshiu institucionin më të lartë të futbollit botëror