Zëvendësuesi i Ronaldos në shtëpi, ja çfarë bën ylli i Realit të Madridit

135
Martin Odegaard vazhdon të jap nga shkëlqimi i tij. 
Sulmuesi norvegjez i cili këtë sezon aktivizohet në kampionatin hollandez me Heerenveen ka qënë autor i një driblimi fantastik.
19 vjeçari la në vend një prej mbrojtësve të Roda, duke ja kaluar topin mes këmbëve me një lëvizje shumë teknike.
Kartoni i Odegaard zotërohet nga Reali i Madridit dhe ky është një sinjal i fortë për drejtuesit Merengues, për ta rikthyer në skuadrën 12 herë kampionë Europe.