Zëvendësi u jep “asist” italianëve, zbulon para ndeshjes strategjinë e De Biazit

76
De Biazi po përgatit ndeshjen Itali-Shqipërinë në aspektin e motivimit duke vënë sidomos theksin te vrapi dhe sakrifica. Strategjia e trajnerit të kuqezinjve është zbuluar nga mediat italiane dhe vjen nëpërmjet një rrëfimi të sinqertë të krahut të tij të djathtë, Marko Veroneze, i cili me sa duket nuk e ka kuptuar ende se duket të evitojë sa më shumë detaje të tilla para një ndeshjeje.
“Unë mendoj se De Biazi është një trajner shumë i mirë nga pikëpamja e motivimit. Po mundohet t’i shtyjë djemtë për të interpretuar këtë sfidë mbi dëshirën për të treguar vlerat, mbi vrapin, mbi sakrificën, në mënyrë që të nxjerrë në pah ato që janë cilësitë kryesore të kësaj skuadre”, – ka zbuluar Veroneze për mediat përtej Adriatikut.
Më pas, ai është ndalur te paraqitjet e Arlind Ajetit, duke e cilësuar një lojtar të rëndësishëm edhe pse nuk është shprehur në nivelet më të larta në periudhën e fundit me Torinon.
“Trajneri De Biazi zgjedh gjithmonë djemtë në bazë të karakteristikave të tyre. Nga ato që më ka treguar dhe që kam parë vetë në Europian, ai ka dhuruar gjithmonë paraqitje të kënaqshme ndaj trajneri ka një konsideratë të lartë për të. Por nuk më takon mua të gjykoj situatën në klub. Në një klub është e vështirë të luash gjithmonë mirë”, ishte justifikimi i tij për mbrojtësin të cilin ai mendon se ka një avantazh të vogël në këtë duel pasi njeh mirë Belotin.
“Nëse luan, është një lojtar që e njeh Belotin më mirë se të tjerët, pasi takohen çdo ditë. E njëjta gjë vlen për Hysajn me Insinjen. Por kjo nuk do të thotë që gjatë ndeshjes do të fitosh gjithmonë duelet”, paralajmëroi ai.