Zëdhënësi i FSHF-së Gerti Çarçani: “Duam të çojmë futbollin në çdo cep të Shqipërisë”

489
Në këtë fundviti, gazetari e moderatori Gerti Çarçani, aktualisht personi që merret me çështjet e medias në FSHF dhe menaxhon komunikimin e trajnerëve dhe futbollistëve të Kombëtares me ta, është “rrëfyer” për gjithçka ka kaluar ai në këtë punë gjatë vitit 2017. Ai ka qenë i ftuar në studion e “Pasdite në Top Channel”, ku ka folur për punën e FSHF-së dhe për trajnerin e Kombëtares, Kristian Panuçi. “Pjesë e punës sime nuk janë thjesht njoftimet për mediat apo konferencat që organizon FSHF-ja, por puna me të gjitha moshat, për të reflektuar pjesën që futbolli është pasion, sidomos për fëmijët”, kështu deklaroi fillimisht Çarçani, duke u përqendruar më pas në prioritetin e punës së Federatës. “Duam të çojmë futbollin në çdo cep të Shqipërisë, dhe për FSHF-në, prioritet është futbolli i fëmijëve”. Por, midis të tjerave, gazetari Gerti Çarçani, nuk ka “nguruar” që të sjellë portretin e trajnerit të ri të Kombëtares sonë, ku për korrektesën e tij, italiani nuk bën kompromise. “Në lidhje me trajnerin e Kombëtares sonë, Kristian Panuçin, unë them se ai është shumë rigoroz, por lojtarët tanë luajnë jashtë, janë profesionistë dhe e shikojnë këtë si diçka normale. Me disiplinën, Panuçi nuk bën kompromis”.
Sigal