Ze Maria pas fitores: Me Bylisin e mendoja si finale, rezultoi e thjeshtë

660
Nga Agron KAJA
KATEGORIA E PARË/ Në ndeshjet e javës së së 23-të, kryesueset e grupeve bënë diferencën, Shkumbini zhyt Naftëtarin
Të shtunën dhe të dielën u luajtën ndeshjet e javës së 23-të në Kategorinë e Parë, ku në të dy grupet, si në zonën e Play-off-it dhe në atë të Play-out-it, kishte rezultate të pritshme, por edhe surpriza. Ndoshta nga kjo javë veçohet fitorja e Tiranës në Ballsh ndaj Bylisit që e ndiqte nga vendi i dytë në grup, për të cilën, trajneri Ze Maria i Tiranës deklaroi se kjo fitore u arrit më thjeshtë nga sa ishte menduar. “Bylisi ishte skuadra që rivalizonte me ne për kreun e grupit, madje në dy ndeshjet e fazave të para na kishte krijuar probleme. Ne e kishim menduar këtë sfidë si një finale, ndaj e nisëm mirë dhe me gol që në fillim. Fitorja erdhi më lehtë nga sa e kishim menduar, dhe të gjithë futbollistët luajtën mirë. Tirana e meritoi këtë fitore, e cila realisht na e sjell më afër ngjitjen në Kategorinë Superiore”, ishte kjo deklarata e trajnerit të Tiranës, Ze Maria, menjëherë pas ndeshjes, por që më pas ai kërkoi përqendrim nga skuadra e tij. “Na duhet edhe një fitore që të jemi më të qetë për kreun e grupit, edhe pse unë nuk shoh që të kemi ndonjë “kërcënim” nga skuadrat e tjera. Ndeshjen e radhës e luajmë në fushën tonë me Pogradecin, dhe do ti ftoja të gjithë tifozët e Tiranës që të vijnë në stadium. Po ndërtojmë një Tiranë për të fituar tituj e trofe në elitë, për këtë jemi duke u përgatitur”, ishte kjo deklarata e trajnerit të Tiranës, Ze Maria, ndërsa homologu i tij në Grupin A, Kreshnik Krepi i Kastriotit, pas fitores në transfertë me Egnatian, ka theksuar se skuadra e tij do të kujdeset më shumë për euforinë gjatë ndeshjeve deri në mbylljen e Kampionatit. Në këtë javë të 23-të të Kategorisë së Parë, në Grupin A Play-off, Erzeni bëri detyrën në fushën e tij duke fituar minimalisht 1-0 ndaj Dinamos, ndërsa në këtë zonë në Grupin B, veçohet barazimi i Tomorit në transfertë ndaj Apolonisë vendase. Në zonën Play-out në të dy grupet, situata duken më të vështira për Tërbunin në Grupin A, dhe më keq për Naftëtarin në Grupin B. Pukjanët morën barazimin në Peshkopi ndaj Korabit, por 1 pikë nuk e ndau nga vendi i fundit, sepse dje rivalet e tij kanë arritur të marrin pikë. Ndryshe mund të thuhet për Naftëtarin në Grupin B, ku humbja të shtunën në fushën e tij me Shkumbinin, ja bën edhe më të vështirë mbijetesën. Kjo ishte ndeshja në të cilën kuçovarët e kishin një mundësi që të mendonin qëndrimin në Kategorinë e Parë, por humbja i ka orientuar drejt Kategorisë së Dytë.
Ne e kishim menduar këtë sfidë si një finale, ndaj e nisëm mirë dhe me gol që në fillim. Fitorja erdhi më lehtë nga sa e kishim menduar, ku të gjithë futbollistët luajtën mirë. Tirana e meritoi këtë fitore, e cila realisht na e sjell më afër ngjitjen në Kategorinë Superiore
5 javë
Në Kategorinë e Parë do të luhen 5 javët e fundit në të dy grupet, ndërsa sipas formulës, skuadrat luajnë vetëm 4 ndeshje
GRUPI A
Rezultatet-Java e 23-të
Të shtunën, 7 prill 2018
Zona Play-off
Egnatia-Kastrioti 1-2
Erzeni-Dinamo 1-0
Besëlidhja pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 22 32
2. Erzeni 22 22
3. Egnatia 22 21
4. Besëlidhja 22 14
5. Dinamo 22 13

Zona Play-out
Të dielën, 8 prill 2018
Korabi-Tërbuni 1-1
Vllaznia B-Burreli 1-0 
Besa pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Besa 22 19
2. Korabi 22 16
3. Burreli 22 15
4. Vllaznia B 22 15
5. Tërbuni 22 13
GRUPI B
Rezultatet-Java e 23-të
Të shtunën, 7 prill 2018
Zona Play-off 
Bylis-Tirana 0-2
Apolonia-Tomori 0-0
Pogradeci pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 22 35
2. Bylis 22 25
3. Tomori 22 20
4. Pogradeci 22 18
5. Apolonia 22 17

Zona Play-out
Të shtunën, 7 prill 2018
Iliria-Turbina 3-0
Naftëtari-Shkumbini 1-2
Shënkolli pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Shënkolli 22 21
2. Iliria 22 17
3. Turbina 22 14
4. Shkumbini 22 11
5. Naftëtari 22 8
Sigal