Zbulohet oferta faraonike, Messi larg Barcelonës për trefishin e pagës

486
Sigal

Lionel Messi mund të ishte një futbollist i Manchester Cityt në merkaton e vitit 2016. Prapaskena është zbuluar nga numri 1 i “Qytetarëve” Khaldoon Al Mubarak që ka pohuar se i ofruan trefishin e pagës që “pleshti” argjentinas përfitonte në “Camp Nou” dhe për të bindur Messin ishte ngarkuar ish-trajneri i tij, Pep Guardiola.

“Ne i kërkuam Guardiolës të fliste me [Messin],” tha Al Mubarak në një konferencë shtypi në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke identifikuar yllin e Barcelonës si një lojtar që ai dëshironte të kishte nënshkruar.

“Ne ofruam t’ia trefishojmë pagën që ai ka në Barcelonë, por ai nuk e pranoi atë.”

Messi është golashënuesi i Barcelonës dhe ka luajtur një rol tw rwndwsishwm në katër sukseset e Ligës së Kampionëve qëkur erdhi në akademinë e klubit “La Masia”.

31-vjeçari ka shënuar 11 gola në 11 ndeshje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.