Zbulohet lista e zezë e Zidane, 14 lojtarë duhet të bëjnë gati valixhet

463
Sigal

Ky sezon i Real Madrid është një dështim total në çdo aspekt, as rikthimi i Zidane nuk pati atë efekt që presidenti Perez shpresonte.

Diferenca me Barcelonën është e frikshme, minus 18 pikë në kampionat, diçka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë, në këto kushte revolucioni në Madrid është një domosdoshmëri.

Sipas “Don Balon”, Zidane po përpilon një listë të zezë me emrat e lojtarëve që duhet të bëjnë gati valixhet, 14 lojtarë janë në prag largimi, emra të mëdhenj që kanë bërë historinë këto vite ku Reali fitojë 4 Champions League.

Nga Bale, Isco e shumë të tjerë, Zidane i ka vënë vizën duke i nxjerr në shitje, shumë lojtarë të cilët pritet ta shndërrojnë Madridin në qendrën e merkatos europine. E nisim nga porta, Thibaut Courtois mund të largohet që këtë verë pasi vështirë të mendosh që belgu do të pranoj stolin.

Mbrojtja pritet të jetë reparti me më shumë largime: Nacho, Vallejo, Sergio, Casemiro, Dani Ceballos, Lloriente, Frederico Vallverde do të largohen. Në mesfushë shume yje nuk bëjnë më pjesë në palët e Zidane.

Toni Kross, Luka Modric dhe Isco janë vendosur në listën e shitjeve, lojtarë që me fanellën e Realit kanë fituar 4 Champions League. Mund të largohet edhe Marco Asensio, për spanjollin diskutimi është ndryshe pasi largohet vetëm nëse vjen oferta e duhur.

Në sulm është i sigurt largimi i Gareth Bale, uellsiani nuk pëlqehet nga Zidane, në fakt nuk e ka pëlqyer kurrë.