“Zbulohet” lista e Shaland, Zhegrova e Voca dy debutuesit te Kosova

654
Dje, në Koha Ditore të Kosovës, bëhej publike lista e përfaqësueses kosovare, e para nën drejtimin e trajnerit Bernard Shalan. Dhe risi e kësaj liste duken dy talente të rinj, Edon Zhegrova dhe Idriz Voca. Zvicerani nuk ka bërë të ditur ende listën me emrat e lojtarëve për miqësoret kundër Madakaskarit dhe Burkina Fasos, që do të zhvillohen më 24 dhe 27 në Francë, por gazeta në fjalë e ka zbuluar komplet listën që ai ka dorëzuar në Federatën e Futbollit të Kosovës. Asnjë ndryshim tjetër në emrat e publikuar, ndoshta Shaland do t’i qëndrojë besnik emrave të mëparshëm, kryesisht formacionit që luajti në eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.
Sigal