Zbulohet gabimisht lista përfundimtare e Gjermanisë për Botërorin, ja kush mbetet jashtë

516
Sigal

Gjermania momentalisht është e grumbulluar në Itali, në qendrën stërvitore “Appiano”, ku po kryen përgatitjet për Botërorin. Pjesë e skuadrës janë 27 futbollistë, ndërsa në ditët në vijim 4 prej tyre do të kthehen në shtëpi, pasi në listën përfundimtare nuk lejohen më shumë se 23.

Gjithsesi Joachim Low duket se i ka bërë zgjedhjet e tij, pasi Federata Gjermane e Futbollit publikoi pa dashje sot listën përfundimtare të trajnerit.

4 futbollistët që mbeten jashtë nga 27 të grumbulluarit janë: portieri Kevin Trapp (PSG), mbrojtësi Jonathan Tah (Bayer Leverkusen), mesfushori Sebastian Rudy (Bayern Munich) dhe sulmuesi Nils Petersen (Freiburg).

I irrituar nga dalje e listët ka qenë Oliver Bierhof, i cili tani punon si drejtor sportiv i ekipit gjerman: “Ky duhet të ketë qenë një lapsus. Unë do ta gjej menjëherë shkakun e daljes së listës, sepse kjo më bën të jem mjaft i inatosur. Të gjithë lojtarët kanë lënë një përshtypje të madhe dhe ky është një vendim shumë i vështirë. Një natë para shpalljes së listës përfundimtare do të ketë një bisedë mes komitetit teknik dhe ditën tjetër lojtarët do të jenë të informuar”.

Si rrjedhojë Gjermani do të kërkojë të mbrojë titullin kampion bote me këtë 23-she:

Portierë

Manuel Neuer (Bayern Munich), Marc-André Ter Stegen (Barcelona), Bernd Leno (Bayer Leverkusen).

Mbrojtës

Jerome Boateng (Bayern Munich), Mats Hummels (Bayern Munich), Matthias Ginter (Borussia Mönchengladbach), Jonas Hector (Colonia), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Marvin Plattenhardt (Hertha de Berlín), Antonio Rüdiger (Chelsea), Niklas Süle (Bayern Munich).

Mesfushorë

Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Julian Draxler (PSG), Leon Goretzka (Schalke 04), Ilkay Gündogan (Manchester City), Sami Khedira (Juventus), Toni Kroos (Real Madrid), Thomas Müller (Bayern Munich), Mesut Özil (Arsenal), Marco Reus (Borussia Dortmund), Leroy Sané (Manchester City).

Sulmues

Mario Gómez (Stuttgart), Timo Ëerner (Leipzig).