Zbulohet akordi mes Shqipërisë dhe Kosovës, FFK-ja “zgjedh” lojtarët

668
Federata Shqiptare e Futbollit dhe homologia e saj e Kosovës kanë një akord për sa u përket lojtarëve me origjinë kosovare. Duket se të dy palët kanë arritur në konkluzionin që nuk duhet t’i pengojnë rrugën njëri-tjetrit në këtë aspekt.
“Kemi një mirëkuptim me Federatën e Kosovës dhe nuk ia prishim. Ata kanë të drejtë të ftojnë të parët lojtarët me origjinë kosovare”, shpjegoi De Biazi në intervistën e tij të dhënë për “Opinion”. Me pak fjalë, futbollistët me origjinë kosovare të cilët do të zgjedhin të veshin fanellën e Shqipërisë, ose do të jenë të “injoruar” nga Kosova, ose i kanë thënë “jo” asaj.

“A është më e vështirë tani? Besoj se po, se shumë lojtarë që më parë luanin në Shqipëri tani do të luajnë për Kosovën, do kthehen në tokën e tyre të origjinës”, vijoi ai duke treguar edhe shembujt konkret.
“Atdhe Nuhiun e ftova në fillim por nuk donte të vinte. E kam ftuar, e kontaktoi edhe Berisha por nuk pranoi. Besart Berisha tha se nuk vinte se i duheshin dy ditë për të ardhur nga Australia, për Kosovën e beri sakrificën”, deklaroi ai.
Sigal