Sigal

Juventus dhe Milan do të provojnë pas pak minutash që të rrëmbejnë trofeun e parë për vitin 2019. Në Gedda të Katarit do të luhet për Superkupen e Italisë, një trofe që mund të jetë një mundësi mjaft e mirë për Gattuson në një sezon shumë të vështirë.

Bardhezinjtë do të zbresin në fushë me skemën 4-3-3, me Cancelon dhe Alex Sandron në krahët e mbrojtjes, ndërkohë që Chiellini dhe Bonucci formojnë dyshen e qendrës. Në mesfushë nuk ka asnjë surprizë me Pjanic që do të qëndrojë pas Bentacur dhe Matuidi. Douglas Costa dhe Dybala ndërkohë do të mbështesin Ronaldon në majën e sulmit.

Në krahun tjetër ka jo pak surpriza dhe mungesa. Donnarumma e nis në portë, ndërkohë që në mbrojtje Calabria, Zapata, Romagnoli dhe Rodriguez do të formojnë repartin difensiv. Në mesfushë Kessie dhe Bakayoko formojnë dyshen me “muskuj” pas brazilianit Pasqueta.

Në sulm nuk do të jetë Higuain nga minuta e parë, por Cutrone, i mbështetur nga Calhanoglu dhe Castille