Sigal

Cristiano Ronaldo është padyshim një nga futbollistët më të mirë të dekadës së fundit.

Portugezi këtë sezon vendosi të largohej nga Real Madrid dhe të transferohej tek Juventus.

Mediat komentuan gjatë arsyet se pse 5 herë fituesi i Topit të artë kishte vendosur të largohej nga Madridi.

Së fundmi gazeta spanjolle “El Mundo” ka zbuluar arsyet që sipas saj e shtynë Ronaldon të linte La Ligan dhe të transferohej në Serie A.

Sipas saj arsyeja e parë madhore ishin taksat.

Problemet që 33-vjeçari kishte me taksat në Spanjë.

Siç shkruan kjo gazetë Ronaldo nuk ndihej fajtor për taksat, pasi duhet të ishin sponsorët ata që do të paguanin taksat.

Arsyeja e dytë ishte rroga.

Ronaldo dëshironte një rrogë më të lartë nga klubi, por ata nuk e pranonin diçka të tillë, duke bërë që sulmuesi të ndiente mungesë rrespekti ndaj personalitetit të tij.

Po këtu futet në lojë edhe Leo Messi.

Argjentinasi kishte pasur të njëjtin problem me taksat, por klubi i tij i kishte ardhur në ndihmë, madje edhe duke i rritur rrogën, mbështetje që ylli i Juventus nuk e mori nga klubi madrilen.

Ish-lojtari i United mendonte se meritonte më shumë se Messi apo Neymar që ishte transferuar tek PSG.

Ai citohet të ketë thënë:

Është mungesë respekti që unë, Topi i Artë, të fitoj më pak se Messi apo Neymar. Nuk është çështje parash, por çështje respekti dhe statusi.”

Së fundmi gazeta ka treguar edhe arsyet se pse Cristiano zgjodhi Juventus, ndërsa kishte oferta edhe nga klube të tjera.

Fillimisht ishte United, por që portugezi duhet të bënte sakrificë në para.

Së dyti ishte Milani, por që nuk aktivizohej në Champions League.

Së treti ishte PSG, por francezët dëshironin të firmosnin me të në ditën e fundit të merkatos, gjë që nuk mund ta duronte Cristiano.

Arsyeja se pse zgjodhi Juventus fillon që nga duartrokitjet që tifozët i dhanë në atë mbrëmje kur ai aktivizohej tek Real Madrid, e deri tek interesimi që Juventus kishte shfaqur kur Ronaldo luante në Portugali tek Sporting Lisbon.