Zbulohen 4 kandidatët që mund ta marrin drejtimin e Barçës

499
Sigal

Barcelona zhvilloi një fund sezoni zhgënjyes pasi u eliminua nga Champions League dhe humbi finalen e Kupës së Spanjës përballë Valencias.

Në këto kushte lëkundet pozicioni i Valverdes pavarësisht se më parë presidenti i Barçës, Bartomeu e konfirmoi në detyrë teknikun spanjoll.

Gazeta prestigjioze spanjolle, ‘Mundo Deportivo’, ka zbuluar listën me katër kandidatët që mund të zëvendësojnë Valverden që tashmë nuk preferohet as nga tifozët në “Camp Nou”

Unai Emery i Arsenal, ish-tekniku i Evertonit, Roberto Martinez, Massimiliano Allegri dhe Ronald Koeman janë katër emrat që po shqyrtohen për të zgjedhur trajnerin e ri të katalanasve.

Emery është në kontratë me Arsenal, kurse Koeman ka nën udhëheqje kombëtaren e Holandës, dhe kjo situatë do ta vështirësonte punën për Barcelonën.

Në krahun tjetër, Allegri së bashku me Roberto Martinez shihen si dy kandidatët më të mundshëm për t’i propozuar stolin e Barcelonës.

Mbetet të shihet nëse Barça fillimisht do ta largojë Valverden dhe pastaj të bëjë lëvizjen e radhës në merkato.