“Zbërthehet” Shaqiri para Botërorit, tifo për Brazilin dhe shmangia e Putin

156

Xherdan Shaqiri, futbollisti me origjinë shqiptare i Zvicrës, ka folur për gazetën ‘Blick’ rreth Botërorit që nis pas 10 ditësh. Më shumë se për përgatitjet shtatshkurtri ka treguar për informacionet që ka për shtetin rus.

Por në fillim ai e ka nisur duke folur për Brazilin, kombëtaren që e ka përzemër si dhe njëkohësisht kundërshtarin e parë që do të ndeshet në Botëror.

“Ishte ndeshje e veçantë”-kujton Shaqiri për një sfidë të para 5 viteve kundër ‘seleçaos’. “Dani Alves shënoi në portën e tij, kur unë isha pas mbrojtësit. Ishte një mbrëmje e bukur. Natyrisht është për të ardhur keq, që Dani Alves do të mungojë në Kupën e Botës, por është e qartë se Neymar do të jetë në fushë ndaj nesh”, tha Shaqiri.

“Fillimisht duhet të kalojmë grupin. Nuk është vetëm Brazili, por janë edhe Serbia e Kosta Rika. Qëllimi ynë është që të bëhemi më të mirë. Ne duhet të përmirësojmë paraqitjen krahasuar me vitin 2014, pra duhet të arrijmë në çerekfinale”, tha futbollisti i përfaqësueses helvete në vigjiljen e Botërorit të tretë në karrierë.

“Rusia është e pabesueshme. 11 zona kohore. Kam luajtur disa herë në Moskë, kam parë shumë pak nga qyteti, por trafiku ishte i tmerrshëm”, tha Shaqiri, duke dribluar ashtu siç di pyetjet rreth politikës dhe…Vladimir Putinit