Zaniolo çmend Juventusin, gati 60 mln euro për talentin e Romës

403
Sigal

Është vetëm 19 vjeç dhe ka bërë të dashurohen me të të gjithë trajnerët në kampionatin italian e jo vetëm. Nikolo Zaniolo, mesfushori ofensiv i Romës po bën një sezon madhështor që kur iu bashkua verdhekuqve të kryeqytetit në verë, ku u bë pedanë shkëmbimi për Naingolan tek Interi.

Juventusi duket se e ka seriozisht për Zaniolon me bardhezinjtë që tanimë janë në pole position për xhevahirin 19-vjeçar, të cilin Roma do të detyrohej ta shiste në verë nëse nuk do të arrinte kualifikimin në Champions.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, lista e pretendentëve për mesfushorin verdhekuq ka dhe emra të tjerë, si Real Madridit apo Mançester Siti, por bardhezinjtë duket se janë të vetmit që kanë vendosur në pjatë 60 milionë euro për kartonin e Zaniolos.