Sigal

Tradita tregon se me Tiranën dhe Teutën kemi fituar nga hera

I dalë si futbollist nga ekipet zinxhir të moshave të Partizanit, ish-talenti i “demave” Ylli Shehu do të aktivizohej me Partizanin përtej të gjitha “rregullave” të moshës. Vetëm 16 vjeç do të aktivizohej me “senjorët” e Partizanit. Fati nuk e desh që ta gëzonte këtë event të jetës. sepse në aktivizimin e parë në atë vit të largët ’1984 ekipi i Partizanit do të mundej 0-3 nga Naftëtari, gjithsesi ky rast nuk do ta demoralizonte, por do bëhej shtysë për t’u stërvitur më fort. Në karrierën e vet, sulmuesi do të arshivonte 2 kampionate dhe 1 kupë Republike me Partizanin, ndërsa aktivizimi i tij do të shkonte përtej Partizanit, teksa do të provonte disa eksperienca si me Apoloninë e Athinës, Shibenik në Kroaci dhe Cercle Bruzh në Belgjikë. Tashmë Ylli, mbasi ka marrë të gjitha nivelet e trajnimit është pranë klubit të kuq si zyrtar dhe trajner . Në një prononcim enkas për “Telegraf” sulmuesi i “demave” do të jepte konsideratat si për Kampionatin e Superligës ashtu edhe për takimin Teuta-Partizani : Mendoj se Superliga ka ardhur në një pikë ku nuk ka qenë ndonjëherë më parë dhe këtë më shumë se asgjë tjetër e bënë rivaliteti, por pse jo joshja për përfitimet ekonomike që të jep të qenit në kategorinë Superiore, apo pjesëmarrja në kupat e evropiane i ka bërë pragmatistë drejtuesit e klubeve. Kjo ka sjellë edhe një rivalitet që është si në krye të klasifikimit ashtu edhe në zonën që të nxjerr nga kategoria. Është kjo arsyeja që e bën të fortë dhe të bukur kampionatin e sivjetshëm. Për sa i përket takimit Teuta- Partizani do të thosha që në krye të herës se me Teutën (Lokomotivën), dhe Tiranën historikisht kemi fituar, por kjo nuk do të thotë se ky është rregull dhe do të ndodhë kështu. Është një takim përpos i rëndësishëm, por edhe i fortë, që vjen kur të dy ekipet janë të karikuar mbas atyre fitoreve respektive Teuta ndaj Skënderbeut dhe Partizani ndaj Tiranës. Më shumë se kjo, ajo që vërej është se të dy ekipet kanë një gjendje fizike dhe psikologjike të admirueshme. Partizani…, mendoj se është koha e Partizanit dhe këtë nuk e them nga euforia e të qenit pjesë e klubit, por grupi është i kompletuar, por edhe situata është si asnjëherë tjetër. Trajneri Gega ka sjellë një frymë besimi, qetësie, por mbi të gjitha ka ditur t’i vendosë futbollistët aty ku ata japin maksimumin. Kualitete e Partizanit janë evident dhe këtë më shumë se rezultate e tregojnë lojërat e Partizanit, kjo nuk do të thotë se sot do kemi një Teutë që mezi na pret për t’u mundur, jo aspak e theksoj që është një takim që nuk lejohen gabimet. Ajo që është e përbashkët është se të dy ekipet kanë një situatë aspak tensionuese dhe kjo është meritë e stafeve respektive. Mendoj që mungesat e Beqajt dhe Prognit te Teuta, favorizojnë Partizanin që mungesën e Ibrahimit nuk e ndiejnë fare. Le të fitojë futbolli dhe të kemi sa më shumë ndeshje të vërteta, sikur është edhe kjo e sotmja.

 

Për Kukësin mjafton portieri korçar

Skënderbeu zhytet në krizë

 

Kukësi – Skënderbeu    1-0

Shënues: Kordeiro 54’ pen.

KUKËSI: Frashëri, Maliqi, Krasniqi, Shameti, Cuculi, Limaj (Shodra 77′), Dzaria, William Cordeiro (Rrumbullaku 90′), Çyrbja, Et’hemi, Spehar (Reginaldo 67′). Trajner: Armando Cungu.

SKËNDERBEU: Teqja, Vangjeli, Sambou, Aliti, Abazi, Muzaka (Guindo 74′), Dita, Demte (Guedj 80′), Fili, Bregu, Oto John (Gripshi 71′). Trajner: Orges Shehi.

Kartonë të verdhë: Cordeiro 14’, Spehar 66′ / Dita 34’

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, D Rexha, A. Zalla, E.Sino.

Të mbështetur si rrallë herë nga tifozeria e tyre, kuksianët kanë fituar në javën e 16 me një nga rivalët e drejtpërdrejt. Kjo fitore ka nxjerrë zbuluar edhe krizën korçare që edhe pse kishte kohë që notonte në një “krizë” latente. Edhe pse loja nuk kishte ndonjë diferencë të madhe, pragmatizmi kuksian tashmë është pjesë e lojës. Jo të pakta janë trepikëshat që Kukësi i ka marrë falë gabimeve të kundërshtarëve sikur ishte kjo e djeshmja apo në minutat e fundit të lojës. Goli i shënuar nga Kordeiro në pjesën e dytë me anë të një penalltie, ka mjaftuar për Kukësin për t’i dhënë këtë 3 pikësh njëherazi dhe t’i tregojë rivalit se tashmë ka ardhur koha për të parë më lartë. Loja u fitua falë një gafe të portierit Aldo Teqja i cili tentoi një driblim në zonë, nuhatja e Et’hemit ka qenë në lartësinë e kërkua i cili i rrëmbeu topin dhe më pas u pengua në zonë nga portieri i pafat, i cili vendosi fatet e një sfide mjaft të ekuilibruar. Përpos të tjerave ajo që e bënë interesante kampionatin është se në ndeshjen e radhës, Kukësi do të luaj në kryeqytet me Partizanin, ndërsa Skënderbeu ka rastin të thyej krizën, teksa pret Luftëtarin.