Ylli PSG hedh sërish në gjyq skuadrën e Barcelonës

446
Sigal

Neymar nuk ka ndërmend që të bëjë paqe me drejtuesit e Barcelonës. Në një kërkesë të re, braziliani kërkon 3.5 milionë euro të prapambetura nga klubi blaugrana. Futbollisti ka akuzuar presidentin Josep Maria Bartomeu për mospagesën e një bonusi që i takonte brazilianit në vitin 2017.

Pavarësisht zërave të shumta për një rikthim të mundshëm të Neymarit te skuadra e Barcelonës, fillimisht babai i tij deklaroi se do të tërhiqeshin nga kërkesa dhe se marrëdhënia me klubin katalanas ishte në rregull.

Ylli i PSG beson se ata jo vetëm që i detyrohen paratë për rinovimin, por edhe një pjesë të pagës së tij nga sezoni i fundit, që arrin në shifrën e 3.5 milionë eurove. Braziliani ka bërë një kërkesë në një gjykatë në Spanjë për të marrë shumën.