Sigal

Tiemoun Bakayoko shumë pranë Milanit.

Ky është lajmi më i fundit që po qarkullon në mediat italiane minutat e fundit, duke theksuar se tratavivat mes futbollistit francez dhe klubit kuqezi janë shumë pranë konkretizimit.

Kuqezinjtë dëshiron që ta forcojnë qendrën e mesfushës këtë verë, me Leonardo që pranoi dje që çmimi i lart i Sergej Milinkovic–Savic bën që ata mos ta kërkojnë serbin dhe duke detyruar këto të fundit të hedhin sytë nga Tiemoun Bakayoko i Chelsea.

Sipas “Sky” Milan do të huazojë Bakayoko me opsion blerjen në fund të sezonit.

Londinezët e blenë Bakayokon vetëm vitin e shkuar nga Monaco për 45 milionë euro, por ai dështoi të impresionoi londinezët në debutimin e tij dhe Milan mund t’i shërbejë atij për të shpërthyer sërish.