Xhovani Armilota: Kam debulesë për sportet në Shqipëri

716
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf”, gazetari e statisticieni sportiv italian, me shumë njohje për sportet në vendin tonë
Është e para herë që këtë personalitet të shtypit sportiv Botëror, ta takoja fizikisht. Ka qenë Konferenca Ballkanike për Sportin, që UMB “Marin Barleti” organizoi të shtunën në Durrës, e cila mundësoi që Xhovani Armilota të jetë në faqet e gazetës “Telegraf”. Një njohës mbi 50 vjeçar i sporteve në Shqipëri, Armilota tregoi edhe ritmikën e kësaj historie. “Më parë, nëpërmjet gazetës “Sporti Popullor”, e sot nëpërmjet internetit, unë njoh mirë qitjen shqiptare, volejbollin e basketbollin për meshkuj e femra. Më pas, ka ardhur një kureshtje e madhe, që tashmë e quaj njohje të plotë, për futbollin dhe atletikën e lehtë, dy sporte të suksesshme për sa është arritur prej tyre”, kështru deklaroi midis të tjerave Xhovani Armilota, në intervistën eksluzive për gazetën “Telegraf”.
Në Shqipëri njiheni më shumë në qarqet gazetareske, cili është Xhovani Armilota?
Unë aktualisht jam Pedagog në Universitetin e Pizas në Itali, por për sportin në tërësi, jo vetëm në Itali, kam shumë debulesë. Jam njeri që kam shumë pasion leximet, ato sportive në veçanti. Është një jetë e tërë, madje për sportet në vendin tuaj, njohja ime ka rreth 50 vjet.

Dhe më shumë kjo debulesë duket se është për sportet në Shqipëri, duke qenë sot në këtë Konferencë Ballkanike, pikërisht për sportin?
Po, e për këtë do t’u thosha se kam nga viti 1970 që kam koleksionuar gazetën shqiptare “Sporti Popullor” atëherë, sepse sot quhet “Sporti Shqiptar”. E di se ka vite që nuk del në botim, por këtë gazetë për herë të parë e kam blerë kur u luajt ndeshja e futbollit 17 Nëntori-Ajaks. 

Ju nuk duket se e flisni mirë shqipen, gjithsesi, si keni arritur që të njihni sportet në Shqipëri?
Unë vërtet që gjuhën shqipe nuk e njoh mirë, as edhe nuk e flas mirë. Por, e kam studiuar dhe e shkruaj, njëherësh edhe arrij ta kuptoj shumë. Kësisoj, jam munduar që të kem afër edhe sportin tuaj (shqiptar), për të cilin po ja u përsëris se, kam një debulesë të veçantë.

Cila është arkiva juaj personale për shtypin sportiv shqiptar?
Nëse më besoni, po ja u tregoj. Unë kam të koleksionuara të gjitha gazetat e “Sporti Popullor” nga viti 1979 e deri në shkurt 1998, kur edhe ju ndryshua emri në “Sporti Shqiptar”. Por, kam edhe revistën sportive shqiptare Futbolli Shqiptar Magazinë, nga muaji mars 1999 e deri më sot. 

Sa njohje keni krijuar ju me njerëz të sportit në Shqipëri, me sportistë, apo figura të sportit shqiptar?
Kontaktet e mia me personalitete të sportit dhe të gazetarisë sportive në Shqipëri, fizikisht unë i kam krijuar që nga muaji tetor 1991, në vizitën time të parë këtu në vendin tuaj, ku kam qëndruar tre javë. Por, që nga viti 1970 unë kam njohje me Besnik Dizdarin, me të cilin sot jemi bërë miq. Kam njohur Medin Zhegën nëpërmjet Anton Mazrekut (nuk e dinte që Zhega ishte ndarë nga jeta dhe ndjeu shumë keqardhje). Ai ndërmjetësoi që të më telefononte nga Shkodra, por edhe Ismet Bellovën e Ahmet Shqarrin i njoh gjatë këtyre viteve.

Duke qenë njohës i sporteve në Shqipëri, si kanë ndryshuar ato nga viti 1970, kur edhe ka nisur kjo rrugë njohjeje nga ana juaj?
Më parë, nëpërmjet gazetës “Sporti Popullor”, e sot nëpërmjet internetit, unë njoh mirë qitjen shqiptare, volejbollin e basketbollin për meshkuj e femra. Më pas, ka ardhur një kureshtje e madhe, që tashmë e quaj njohje të plotë, për futbollin dhe atletikën e lehtë, dy sporte të suksesshme për sa është arritur prej tyre.

Cilat kanë qenë kontaktet tuaja në këtë njohje të sporteve në Shqipëri?
Më sipër ju përmenda gazetat, por 30 vite më parë, së bashku me Pino Montanën e Xhovani Napin, kemi ndjekur shumë Radio Tiranën. Transmetoheshin të gjitha ndeshjet e futbollit, të cilat ne na tërhiqnin shumë, edhe për stilin e përcjelljes së tyre nga zërat e shumtë në mikrofon.

Sot, i keni shkëputur marrëdhëniet me shtypin sportiv të shkruar në Shqipëri?
Sot ka shumë forma për ta ndjekur sportin kudo në Botë, e po kështu për Shqipërinë. Futbolli ka bërë ndryshimin më të madh në dhjetë vitet e fundit me pjesëmarrjen në Kampionatin Europian në Francë, por edhe peshëngritja ka bërë shumë progres.

Sa ju tërheq sot media sportive shqiptare?
Tashmë nuk më tërheq shumë media e shkruar, për kushtet që ka sjellë elektronika, por më tërhoqi në përshkrimin e fazës finale të Kampionatit Evropian “Francë 2016”. Radion sot e ndjek pak, ndërsa televizionet që japin sport në Shqipëri, tashmë ato nuk më interesojnë, jo vetëm për kohën që marrin, por edhe për trajtimin që i bëjnë sporteve në Shqipëri. 

Duke qenë se kjo është hera e pestë që vini në Shqipëri, cilat janë përshtypjet tuaja vizitë pas vizite?
Nga viti 1991 që kam ardhur për herë të parë, dhe deri më sot (22 maj 2017), konstatoj se Shqipëria është një vend i bukur që ka pësuar ndryshime të mëdha në këtë periudhë. 

Për Konferencën Ndërkombëtare për sportin ku ju referuat peshëngritjen shqiptare, çfarë këndvështrimi keni?
Duke qenë e para e këtij lloji në Ballkan, unë e mendoj me shumë vlera. Organizmi e menaxhimi i saj kanë qenë në nivel shumë të mirë, por edhe referuesit kanë sjellë eksperienca të ndërsjella që do të vlejnë për cilindo shtet të rajonit, e më gjerë.
Tashmë nuk më tërheq shumë media e shkruar, për kushtet që ka sjellë elektronika, por ajo më tërhoqi në përshkrimin e fazës finale të Kampionatit Evropian “Francë 2016”. Radion sot e ndjek pak, ndërsa televizionet që japin sport në Shqipëri, tashmë ato nuk më interesojnë, jo vetëm për kohën që marrin, por edhe për trajtimin që i bëjnë sporteve në Shqipëri.
Biografia, Xhovani Armilota
Armilota është një gazetar dhe studiues i historinë dhe Institucioneve në vendet afro-aziatike në Universitetin e Pizës. Ai fitoi edicionin e njëmbëdhjetë të Kombëtar Aëard “Anton Mazreku” në Shqipëri, Çmimi Kombëtar “Anton Mazreku”, për studimet Publikimet me kompetencë prej 30 vjetësh të historisë dhe të arritjeve të Sportit shqiptar në shtypin ndërkombëtar (National Aëard “Anton Mazreku”). Fitues në edicionin e dytë të Çmimit Kombëtar “Lidhja 2003”, me studimin “Realiteti shqiptar”. Mars 1998, merr pjesë në seminarin ndërkombëtar të kërkuar për një sistem të menaxhimit të konfliktit evropian, me rastin e krizës shqiptare të vitit 1997, një javë më pas, u intervistua nga RAI në lidhje me gjendjen e rëndë në Kosovë. Në vitin 1991 paraqiti fjalimin hyrës për shqiptarët në Konferencën ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor “Historia dhe perspektivat e një pakice në Evropë”. Bashkëpunon me disa revista në gjuhën shqipe: “Albania Neës.it”, “Bota Shqiptare”, “Futbolli”, “Futbolli Shqiptar Magazinë”, “Gazeta e mbretit”, “Iliria Neës” dhe “Revista Ndërkombëtare e Studimeve shqiptare” në Neë York, “Ne shqiptarët në Itali”, “Rrënjët”, “Sport Shqiptar”, “Shqiptari Italisë”, “Tema”…
Sigal