Xhevdet Zekaj/ Ministria e Sporteve, KOKSH-i, Ruli dhe Isa Tare…

574
Para pak kohësh, duke ndjekur së afërmi garën e Luiza Gegës në “Baku 2015”, më erdhi një ide dhe botova një shkrim. Thelbi ishte i thjeshtë: Të gjithë aktorët e sportit, Ministria, Drejtoria, KOKSH-i, Federata e Atletikës etj. duhet të kthejnë vëmendjen nga sportistët më në formë, të përkrahin me të gjitha mundësitë ata të perspektivës dhe që premtojne medalje apo prezantim dinjitoz të Shqipërisë në arenën europiane dhe botërore. Sepse, veç të tjerash, në këtë kohë globalizmi mediatik, sporti është edhe imazh për vendin tonë. Me këtë qasje e pashë dhe “shijova” Luiza Gegën, teksa shkëputej e shkëputej, për t’u “lënë targën”, atë “Albania”, rivalizueseve të tjera në garën e 1500 metrave. Besoj se në atë moment, të gjitha mediat e botës që transmetonin “live”, por edhe të tjerat, e kanë përmendur emrin e vendit tonë, falë suksesit të atletes së njohur shqiptare, Luiza Gega. Natyrisht, vlerësoj maksimalisht gjithë kontributin real të Ministrisë dhe Drejtorisë së Sporteve për rilindjen e sportit si vizion, ide, realizim, por në jetën që jetojmë ka vend gjithmonë për më tepër. Unë jam nga ata që kërkoj më tepër nga vetja dhe të tjerët, natyrisht brenda mundësive, sepse jemi Shqipëria e halleve të shumta e të shumanshme e jo Gjermania, “lokomotiva” e Europës. Pra, shkrimi im i sipërcituar këtë gjë kërkonte, institucionet sportive në vend të mbështesnin më shumë sportistë të “markës” Luiza Gega dhe të tjerë, që na bëjnë krenarë. Nuk kam thënë se nuk është bërë gjë në këtë drejtim, sepse ndryshimet janë në drejtimin e duhur. Duke qenë pjesë e gjithë platformës sportive të “Rilindjes”, jo vetem kam ndjekur Fidel Yllin dhe bashkëpunëtorët e tij në Tiranë, Durrës, Berat, Vlorë etj., por edhe jam i angazhuar në këtë strukturë sportive (si pjesëtar i Komisionit Qeveritar për Dhunën në Sport). Ndihem mirë për sukseset e tyre dhe, në veçanti, të Drejtorisë së Sporteve. Për herë të parë, qeveria aktuale i ka dhënë vëmendjen e duhur sportit edhe me një zëvendësministër, Rauf Dimraj, që e njeh me “dhëmbë e dhëmballë” disiplinën e Atletikës, por jo vetëm. Kjo është arritje, sepse i është gjendur vendit të caktuar njeriu i duhur dhe jo anasjelltas. 2 vjet në drejtim janë pak për të përmbysur një realitet, ku “lufta e frëngjive” mes KOKSH-it dhe shtetit, mes shtetit dhe federatave sportive, mes vetë këtyre të fundit, që u bënë me nga dy koka, si “kërpudhat pas shiut” kishte dalë në plan të parë. Pra, është bërë shumë në këtë periudhë, por duhet të bëhet më shumë. Unë këtë të fundit kërkoj, nuk injoroj kurrsesi të parën. Në shkrimin e parë kam evidentuar punën shumë të mirë në drejtim, menaxhim e vizion të KOKSH-it. Kjo është e dukshme, por s’mund të kishte produkt pa një raport institucional profesional dhe bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve. 
Sukseset e Federatës së Atletikës
Me tej kam vlerësuar nga jashtë, nën emocionet e garës së Luiza Gegës, edhe disa suksese të Federatës së Atletikës gjatë presidencës Gjergj Rulit. Duam apo s’duam ne, ai e ka ndryshuar për mirë drejtimin e “mbretëreshës së sporteve” në vendin tonë. Ka arritur disa suksese, por natyrisht që të bëjë më shumë me bashkëpunëtorët e tij. Sa për financat, fakti që i kërkoi ministrisë përkatëse t’i shtojë fondet për Federatën e Atletikës, do të thotë se sukseset arrihen me bashkëpunim dhe jo vendosje në llogore. Sukseset e Rulit e të tjerëve s’do të arriheshin pa suportin e Drejtorisë së Sporteve dhe KOKSH-it. Por, duke u kthyer nga Baku në Tiranë, me mbërriti një telefonatë nga kampioni i madh, Isa Tare. Më ftoi për një kafe, duke më “pickuar” se me atë shkrim sensibilizues i kisha shpallur luftë Drejtorisë së Sporteve…Natyrisht, u ndjeva i keqkuptuar, ndaj po shtoj disa fakte. Ashtu si në gjithë sportet e tjera, edhe në atë të Atletikës, ka rryma të kunderta, ka problem dhe divergjenca. Sipas Isa Tares, kjo federatë ka probleme në drejtim, ka shpërdorime financiare, shpërndarja e fondeve bëhet në mënyrë jokorrekte. Ka shpenzime individuale nga Presidenti dhe Sekretari. Ai fliste për fjetje në hotele luksoze, secili më vete, në dhoma 250 euro nata, ndërsa sportistët si Luiza Gega e të tjerë nuk i përfitojnë në një muaj. Sipas tij, Federata e Atletikës ka probleme në funksionim, organizim dhe llogaridhënie. Kuptova se Isa Tare, ky kampion i madh, ishte i shqetësuar. Dhe mendoj se mirë bën. Ai e do me shpirt Atletikën, por më shumë i interesonte nikoqirllëku më i mirë i financave të FSHA. 
Shqetësimi i kampionit të madh
Kërkonte nga kjo federatë të mendojë më seriozisht për garat, të ketë më shumë transparencë dhe të respektojë mendimin ndryshe. Në fakt, isha “pro” dhe “kundër” për subjektin e asaj bisede, por kuptova edhe njëherë se të gjitha federatat kanë po të njëjtat probleme. “Lufta mes llojit” është problem, është pengesë për mbarëvajtjen e sportit. Dhe kjo nuk ka të bëjë me shtetin, me Ministrisë e Sporteve, me drejtorinë përkatëse, me KOKSH-in. Janë ego njerëzore për të qenë drejtues, për të rivalizuar si dikur në pistën e Atletikës, dhe s’ka gjë të keqe. Me rëndësi është që në fokus të jetë sportisti, ai që garon e përfaqëson Shqipërinë. Për të nuk duhet të rreshtim se bëri më shumë të gjithë, për t’i krijuar kushte e dhënë mbështetje të pakursyer, që talenti e puna të shpërblehet me rezultate. Se rezultatet e mira sportive nuk nderojnë vetëm një individ, një president apo federatë, por tërë kombin tonë. Atje ku ngrihet flamuri kuqezi ka edhe Shqipëri, ka edhe imazh, është edhe “drejtimi i duhur” në sportin tonë. Lad Gjoni e di mirë që sporti do shumë para, kjo ja bën më të bukur sfidën me detyrën e marrë, por dhe angazhimi për të realizuar jo vetëm premtimi e Fidel Yllit, por dhe të qeverisë dhe kjo realizohet falë Luizave, fale vizionit që Bala e të tjerë mos të ikin e bëhen kampionë në Bullgari, por këtu në Shqipërinë e Faik Konicës…. Fideli, Raufi, Vladimiri, Isai, Gjergji, Vironi, Stavri etj i bashkon dashuria dhe menaxhimi i sportit… Dhe hajde t’i harxhojmë energjitë atje.. 
Firmos kontratën në 5000 metra lartësi!
Është bërë zyrtarizmi i mbrojtësit të Skënderbeut, Tefik Osmani, i cili është futbollistit më i ri këtij ekipi. Pas kryerjes së fazës përgatitore në Austri, drejtuesit e klubit korçar janë bindur se i kanë të nevojshme shërbimet dhe përvojën e qendërmbrojtësit Osmani, ndaj edhe kanë rënë dakord për rinovimin e kontratën me të për sezonin e ardhshëm. Dhe ashtu siç kishte premtuar më parë, presidenti Takaj dhe mbrojtësi Osmani e kanë firmosur kontratën për sezonin e ardhshëm në avion, në lartësinë mbi 5000 metra, gjatë kthimit nga Austria për në Shqipëri. Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës Tefik Osmani ka përditsruar statusin ne faqen e tij në internet, ku shkruan: “Nuk jam numri 1 në botë për futboll, por jam i pari në botë që firmos në avion”, duke e shoqëruar këtë status së bashku me foton e nënshkrimit të kontratës.
Sigal