Xhevdet Zekaj/ Ëndrra për “Shqipërinë e Madhe” do të vazhdojë….

421
Kualifikimi i Kombëtares në ”Euro 2016” ka bërë që të shpërthejë festa kudo, jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por edhe në Kosovë, Maqedoni e kudo tjetër ku ka shqiptarë. Natyrisht dhe këtu në Stamboll, në dhomën time, erdhën turq dhe dy irakianë për të festuar. Përtej kontributit shumë planesh të suksesshëm ai është faktori vendimtar. Mendoj se ja cilat janë disa nga sekretet e arritjes së këtij suksesi? 
Së pari, ai që e çoi Shqipërinë në “Euro 2016” ishte formacioni. Nuk ishte parë kurrë më parë një skuadër, ku pjesa më e madhe e futbollistëve luajnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Madje, një pjesë e tyre kanë lindur jashtë vendit, për të marrë më pas kombësinë shqiptare dhe për të zbritur në fushë me fanelën kuqezi. Dhe ata siguruan triumfin, në thelb ishte triumf kosovar.

Së dyti, si kam shkruar dhe më parë, një meritë e madhe i takon De Biazit, të cilit i lindi detyra për të rindërtuar skuadrën. Avantazhi i De Biazit qëndronte në faktin se qëndroi jashtë çdo logjistike të futbollit vendas, duke e nisur projektin e tij nga fillimi e duke u bazuar te talentet shqiptarë të shpërndarë në Europë. Dhe ky ishte një bast tjetër alla De Biasi, që i dha shumë personalitet skuadrës, madje e veshi me kostum të luajturi Italian. 
Së treti, Shqipëria nuk është më ajo e dikurshmja. Infrastrukturat sportive janë përmirësuar dhe futbolli i këtij vendi i ngjan akoma më shumë atij europian. Këtë e vërteton Skënderbeu, që ka arritur në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Si dhe serioziteti apo cilësia e lartë e arbitrave që vijnë në Shqipëri, cilësi alla Ricoli
Së katërti, ajo që e ndihmoi shumë Shqipërinë drejt kualifikimit ishte ndeshja e parë në Grupin I. Kombëtarja e De Biazit mundi në Aveiro Portugalinë. Goli i Balajt dhe 3 pikët e marra nga Shqipëria, i befasuan të gjithë komentatorët luzitanë. Ishte sa optimizëm për ne, po aq frikë e presion për kundërshtarët.
Së pesti, relacioni i mediatik dhe imazhi i Jona Dervishit, fjala e së cilës realisht ka krijuar një raport pozitiv veprues e ndikues mbi vetëdijen e aktorëve të futbollit, apo më saktë ka dhënë një mesazh më shumë në suksesin e kësaj skuadre dhe Gianni De Biasit në veçanti
Por, mediat serbe, pas kualifikimit të Shqipërisë, nuk lanë t’u shpëtonte mundësia për të deklaruar se Shqipëria fitoi falë dronit. Shfaqja e tij me banderolën e “Shqipërisë së Madhe” zemëroi tifozët vendas, që dhunuan lojtarët miq. Rezultati: ndeshja e pezulluar dhe Shqipëria që mori nga CAS-i 3 pikët në tavolinë. Dhe së fundmi, shqiptarët u motivuan për të dhënë maksimumin edhe falë impaktit mediatik. Si çdo skuadër kombëtare e vogël, një prej objektivave kryesore të lojtarëve është të shfaqen sidomos në sytë e vëzhguesve. Nuk është mister se disa prej futbollistëve që luajnë me Shqipërinë kanë shfrytëzuar mundësinë për t’u shfaqur në arenën evropiane, për të kaluar në skuadra ku ka edhe bashkëkombës të tyre, sidomos në Zvicër e Itali. Kualifikimi. Nuk ndodh shpesh që një kryeministër të dalë në aeroport për të pritur kombëtaren, por nuk ndodh shpesh edhe që Shqipëria të kualifikohet për një nga veprimtaritë më të mëdha të futbollit europian. Prandaj që mund të justifikohet fakti, që Kryeministri Shqiptar, Edi Rama, la mënjanë punët e shtetit për të festuar kualifikimin e kombëtares së futbollit për në Europianin e Francës. Teksa shqiptarët u dhanë mirëseardhjen “heronjve” të tyre të hënën, më pak se 24 orë pas fitores ndaj Armenisë, Rama shkoi personalisht në Aeroportin e Tiranës për të pritur futbollistët e drejtuar nga trajneri italian, De Biazi, përpara se të drejtoheshin për në kryeqytet për të festuar faktin, që një vend prej tre milionë banorësh, arriti të kualifikohej për veprimtarinë e tyre të parë ndërkombëtare. Disa ditë më parë, ëndrra e Shqipërisë për të arritur në finalet e Europianit të Francës, mori një goditje teksa kombëtarja kuqezi u mposht në fushën e saj, 2-0 nga Serbia, rivalët e tyre në Grupin I. Ky ishte momenti kur Rama ndërhyri për të ngritur moralin e lojtarëve, prej të cilëve vareshin shpresat e miliona shqiptarëve. “I takova pas ndeshjes me Serbinë dhe ishin me moral të shkatërruar, ishte një humbje e hidhur, – deklaroi Rama. “Fola me ta dhe u thashë: Shikoni, kur dëshiron të arrish majën e një mali, duhet të përballesh edhe me stuhitë. Tani është koha të tregoni karakterin tuaj.” Pavarësisht maleve dhe stuhive, Shqipëria arriti të siguronte një fitore 3-0 ndaj Armenisë, çka solli dhe festime të zjarrta si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Fishekzjarrë dhe festime zgjatën gjatë të gjithë natës, teksa mijëra tifozë dolën në Tiranë për të pritur heronjtë e tyre. Askush nuk e kishte parashikuar, që Shqipëria do të arrinte të renditej e dyta në grupin ku ndodheshin ekipe si Portugalia, Danimarka, dhe rivalët e Serbisë. Shumë nga emrat e njohur me origjinë kosovare, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Granit Xhaka, luajnë të gjithë për Zvicrën. Vëllai i Granitit, Taulanti, zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë, teksa të tjerë, si Shkodran Mustafi, zgjodhën Gjermaninë. Megjithatë, Shqipëria arriti t’ia dilte qëllimit. Shqipëria e mbylli në vend të dytë Grupin I eliminator të “Euro 2016”, duke përballuar me sukses momentet e vështira, sidomos në dy ndeshjet e luajtura ndaj Serbisë. Në të parën, e cila u luajt më 14 tetor në Beograd, ndeshja u ndërpre pas minutës së 41-të, pasi një dron, i cili mbante flamurin e “Shqipërisë së Madhe” fluturoi mbi stadium. Lojtarët shqiptarë u detyruan të linin fushën, teksa u sulmuan nga fansat dhe “steward”-ët, përpara se të refuzonin të dilnin sërish në fushë, duke sjellë kështu dhe ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes. Institucioni qeverisës i futbollit europian vendosi që Serbia të merrte fitoren 3-0 në tavolinë, duke i ulur edhe tri pikë ekipit serb për incidentet që ndodhën. Të dy federatat u gjobitën me nga 100 mijë € dhe Serbia u detyrua të luante dy ndeshjet e radhës në shtëpi pa praninë e tifozëve. Javën që shkoi, dy ekipet u përballën sërish, këtë herë në Elbasan, ku Serbia arriti të fitonte 2-0, falë dy golave në minutat shtesë, duke bërë që Shqipërisë t’i duhej medoemos fitorja në Armeni, për të siguruar kualifikimin. Ëndrra dhjetëra vjeçare, 11 tetori 2015 është një ditë historike dhe Shqipëria thjesht është e ekzaltuar për kombëtaren e saj të futbollit. Për herë të parë në histori ajo është kualifikuar për një fazë finale të një turneu të madh futbolli, thënë ndryshe për “Euro 2016”, që do të zhvillohet në Francë nga 10 qershori deri më 10 korrik të verës së ardhshme. Do të jenë atje edhe “shqiponjat” e Tiranës dhe merita shkon, ndërmjet të tjerëve, edhe te trajneri italian, De Biazi, ndihmësi i tij, Paolo Tramezzani, të cilët erdhën në vendin tonë falë këmbënguljes së presidentit Armando Duka, i cili i qëndron idesë së tij, se në krye të kombëtares duhet vetëm një trajner i huaj. Ka dështuar me disa syresh, që nga Dosena te i ndjeri Kuzhe, por kësaj here ia doli. Pas ndeshjes me Armeninë, trajneri De Biazi pothuajse nuk foli për shkak të emocioneve të mëdha dhe lotëve në sytë e tij që tregonin lidhjen e madhe me vendin që e adoptoi, duke i dhënë edhe pasaportën. “Është kënaqësia më e madhe e karrierës time”, – tha ai. I emocionuar është edhe ish-lojtari i Lacios, Lorik Cana, që i çmendur nga gëzimi thotë se më në fund ëndrra u bë realitet. Ai dhe shokët e tij janë shndërruar në heronj autentikë kombëtarë, aq sa presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u dha medaljen ”Nderi i kombit”, i krahasueshëm me “Urdhrin e Kavalierit” në Itali. Kushedi çfarë do të ndodhë, të vjen të mendosh, nëse skuadra do t’ia dalë edhe në Francë. Megjithatë, skuadra i gëzohet tani kësaj sipërmarrjeje autentike, fryt, që nuk duhet të harrohet, edhe i zgjerimit të formatit të turneut kontinental, i cili bëhet me 24 skuadra. Ja përse në Francë do të jenë edhe ato që një herë e një kohë ishin ”xixëllonja”, si Shqipëria, Islanda, Irlanda e Veriut dhe Uellsi, të gjitha me dëshirën për të treguar verën e ardhshme se nuk bëhet fjalë për një flakë kashte. Atëherë ”po”, që për Shqipërinë e Madhe ëndrra do të vazhdojë.
Sigal