Xherdan Shaqiri: “Dua të jam lider!”

82

“Mesi i Alpeve” rrëfehet për FIFA.com. Kosovari: “Nuk frikësohem kurrë nga asgjë”

Ylli kosovar i Bajernit të Munihut dhe i Kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri, është rrëfyer në “360 gradë” për faqen e internetit të Federatës botërore të futbollit, “FIFA.com”. “Natyrisht, shumë lojtar janë cilësuar si Messi, por një djalosh ka përmasat identike me yllin e Barcelonës, ai quhet Xherdan Shaqiri. “Nëse ju jeni mjaftueshëm e i mirë, atëherë ju jeni mjaftueshëm i madh”, – kjo është motoja e Shaqirit. Futbollisti i kombëtares zvicerane ka gjatësinë e njëjtë sa Mesi 1.69 m, dhe këtë pashmangshëm ai është quajtur ‘Messi i Alpeve’ nga tifozët dhe media”, shkruan “FIFA.com”. “Në përgjithësi nuk brengosem si më quajnë”, tha futbollisti që bashkëlojtarët e quajnë, Shaq. Pseudonimet e tjera janë “Xhuxhi magjik”, “Kubi i fuqishëm”, “Breshka Ninxha”.

PA FRIKË

“Kur kaloi te klubi më i madh gjerman, Bajerni i Munihut para një viti, shumë kush dyshonte në suksesin e tij, pavarësisht se ai vinte nga Zvicra me medaljet e tre kampionateve të fituara, dy kupave të Zvicrë dhe dy trofe individualë si ‘Lojtari më i Mirë i Vitit”, shkruan portali i qeverisë së futbollit botëror. Një sezon më pas të plotë, Shaqiri bëri një përshtypje të madhe, me një aktivizim të respektueshëm prej katër golash dhe gjashtë asistëve në 26 paraqitje në Bundesligë, shtatë aktivizime në Ligën e Kampioneve (një gol, dy asistë), dhe pesë paraqitje në Kupën e Gjermanisë, ku shënoi tre gola dhe dha pesë asistë. “Dua të luaj në ndeshje të rëndësishme. Nuk frikësohem kurrë nga asgjë, pse të frikësohem?”, pyet ai. Shaqiri ka aftësinë të sulmojë nga çdo pozicion. Nëse ai mund të shtojë një prekje më të ëmbël dhe pak më shumë vizion taktik në disa situata, ai mund të shijojë një sezon të madh nën bosin e ri të Bajernit, Pep Gurdiolës. Shaqiri e tregoi veten e tij në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit, pikërisht në fitoren 5-0 të Bajernit në Kupën e Gjermanisë kur ai shënoi golin e parë kundër Rehdenit.

PRANË BOTËRORIT

Zvicra është afër kualifikimit në botërorin, Brazili 2014, duke qenë në krye të grupit E me pesë pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Shqipëria.  “Gjërat kanë shkuar mirë deri më tani. Jemi në krye të ekipit dhe në rrugë për Brazil. Mund të kemi një sezon të mirë edhe me ekipin”, tha ai. “21-vjeçari i lindur në Gjilan të Kosovës i kushtoi Munihut 12 milion euro nga Bazeli”, raporton fifa.com. “Jam ende një nga lojtarët më të ri, natyrisht tash kam fituar trofe me Bajernin. Prandaj kam marrë ca përgjegjësi për lojtarët e ri që kanë dalë në skenë dhe për ata që do të vijnë. Natyrisht dua të ndihmoj dhe të jam lider i kombëtares”, tha Shaqiri. Ai është aktivizuar në të gjashta ndeshjet e vendit të tij, duke shënuar një gol, pikërisht kundër Shqipërisë, e duke pasur një kontribut të madh në katër fitoret dhe dy barazimet deri tani. Fitoret në muajin shtator, ato në shtëpi kundër Islandës dhe jashtë kundër Norvegjisë, efektivisht do të saldonin paraqitjen e tretë rresht të Zvicrës në Kupën e Botës dhe të dhjetën e saj në total.

DY “MESI”

Në raporti me vitin 2010, Shaqiri tani është një lojtar kyç për ekipin e Zvicrës. Ai ishte vetëm 18 vjeç, kur tre vjet më parë ai u përfshi në mënyrë surprizë në skuadrën përfaqësuese që mori pjesë në Botërorin “Afrika e Jugut 2010”, pasi ai nuk luajti në të gjitha ndeshjet kualifikuese. “Shaq” debutoi në Botëror në ndeshjen pa gola kundër Hundurasit, por tani ai ëndërron për të pasur një gol në Brazil. Ka shumë ngjashmëri midis Shaqirit dhe Mesit, pasi që të dy e fituan kampionatin, kupën dhe Ligën e Kampioneve, pra tripletën brenda një viti, në moshën 21 vjeç. Nëse Bajerni dhe Shaqiri do ta përsërisin “the treble” edhe këtë vit, atëherë Xherdani do të arrijë diçka që Mesi nuk e ka bërë. “Ne mund të kemi një sezon po aq të mirë dhe këtë vit”, – tha Shaqiri. A do të bashkojnë forcat një ditë “dy Mesit” në një ekip? Në futboll mund të ndodh gjithçka. Gjithsesi, nëse ndonjë dëshiron t’i shohë të dy, mjafton të shohë simulimet në lojën “FIFA 2014”, ku çifti paraqitet së bashku ne kopertinën e edicionit zviceran, një nga lojërat më të shitura.

 Xhaka: “Ndaj Bajernit nuk na lejohen gabimet”

 Granit Xhaka, mesfushori i Borusia Mënshengladbahut, u bëri thirrje shokëve të ekipit që, të luajnë si një trup i vetëm kundër kampionit të Gjermanisë në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Bundesligës, që nis këtë të premte. Një ndeshje aspak e lehtë, ndërsa Xhaka i tërheq vëmendjen bashkëlojtarëve të tij për kampionin e Gjermanisë dhe të Europës. “Kundër ekipit më të mirë në botë vetëm mund edhe të humbësh, por këtë nuk duhet ta mendojmë dhe të bëjmë më të mirën tonë në ndeshjen e parë”, tha Xhaka për tabloidin e njohur “Bild”. Skuadra e Mënshengladbah ut së fundi është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë prej ekipit të SV Darmstadt 98, që bën gara në ligën e tretë të Gjermanisë. “Për këtë garë, duhet të mësojmë, të luajmë të bashkuar, të luajmë në kundërsulme, nuk kemi hapësirë për gabime”, tha ai.

  PSG ka sulmin më të mirë në Botë

 Paris Sën Zhermeni (PSG) ka sulmin më të mirë në botë. Kjo e parë në dyshen sulmuese të lojtarëve, në disa prej klubeve më të mëdha. Skuadra franceze ka aktualisht në gjirin e saj, golashënuesin më të mirë të Ligës 1, Zlatan Ibrahimoviçin dhe atë të Serisë A në Itali, Edinson Kavanin. Në aspektin e parave, Kavani ka kushtuar 63 milionë euro, ndërsa Ibrahimoviçi, 20. Matematika nuk gabon. Dyshja e Paris Zhermenit ka shënuar së bashku 59 gola: Ibrahimoviç 30 dhe Kavani 29, ndërkohë që ajo e Barcelonës ka një më shumë: Mesi (46) dhe Nejmar (14), por braziliani ka luajtur në vendin e tij dhe jo në Europë. Dyshja sulmuese e Realit të Madridit ka shënuar 45 gola: Kristiano Ronaldo (34 gola) dhe Benzema (11 gola). Në Angli, te Mançester Junaitid janë Van Persi me 26 gola dhe Uejni Runi me 12. Në Bundesligë, Mandzukiçi (15) dhe Myleri (13) ishin më të mirët e Bajernit të Munihut.

 Kampionati Botëror i Brazilit,xhiroja 11.4 miliardë dollarë

  Sipas një studimi në Brazil, gjatë botërorit të futbollit të vitit të ardhshëm do të harxhohen 11.4 miliardë dollarë.

Hulumtimi i institutit brazilian për turizëm, “EMBRATUR” ka treguar se turistët gjatë botërorit të futbollit që mbahet vitin e ardhshëm në Brazil, do të harxhojnë rreth 11.4 miliardë dollarë amerikan. Sipas këtij studimi. Turistët brazilian do të harxhojnë 72% apo rreth 8.3 miliardë dollarë, ndërsa 3.1 miliard do të harxhojnë turistët e huaj. Flavio Dino, president i Embatur tha se studimi ka të bëjë me faktin sa do të harxhojnë turistët në Brazil, por nuk ka dhënë shënime sa do të fitojë i gjithë turizmi gjatë botërorit. Sipas vlerësimeve të autoriteteve braziliane priten rreth 600 mijë të huaj që do të shkojnë në këtë vend, apo 30 herë më shumë se Kupa e Konfederatave e këtij viti në qershor.

Po ashtu pritet që rreth 3 milion turistë prej 12 qershorit deri më 13 korrik 2014 do të qëndrojnë në 12 qytete ku do të mbahet botërori.

 Përfundon projekti “Anzhi”,

Samuel Eto’o në merkato

 Projekti i krijimit të skuadrës së madhe të futbollit nga Anzhi Mazhchahala është në humnerë për shkak të probleme financiare. Pronari i këtij ekipi i njohur rus të futbollit, Sulejman Kerimov është në probleme financiare për shkak të investimeve të gabuara. Ai ka vendosur që më të mos investojë nga 180 milion euro në vit te ekipi i Anzit, ndërsa këtë vit buxheti i klubit do të zvogëlohet për tri herë dhe do të jetë 60 milion euro. Në radhët e ekipit ekziston një atmosferë negative për shkak të pagesës së madhe të yjeve të ekipit dhe lojtarëve të tjerë të ekipit. Presidenti i këtij klubi, Konstantin Remçukov tha se skuadra do të shes yjet më të shtrenjta që ka në radhët e veta. Kjo nënkupton se deri në fund të afatit kalimtar nga Anzhi do të largohen Samuel Eto’o, Lassana Diara, Uillian, Aleksandar Kokorkin, Igor Denisov, Jurij Zhirkov dhe CKristopher Samba.