Xhemal Mustedanagiç: “Në Shqipëri ka shumë talente”

595
Sigal

Trajneri i Kombëtares U-17 flet për “Telegraf”, pas seleksionimeve në shkollën e futbollit “Loro Boriçï”

Trajneri boshnjak i Kombëtares U-17, Xhemal Mustedanagiç, është gjithmonë në kërkim të talenteve të rinj, me synimin për të kompletuar skuadrën e tij me lojtarë cilësorë, për të përballuar Kampionati Europian 2015 të asaj moshe. Shqipëria do të përballet me Austrinë, Norvegjinë dhe San Marinon. Ndeshjet e grupit 9 do të zhvillohen në vendin tonë (8-13 tetor 2014). Mustedanagiç, i cili konsiderohet si një nga selekesionerët më të mirë në Europë, përsa i përket grupmoshave 15-17 vjeç, ka arritur që ta kualifikojë Shqipërinë dy herë në fazën “Elite Round” në tre edicionet të Kampionatit Europian (2012, 2014), një sukses i jashtëzakonshëm për futbollin e moshave në vendin tonë. Ish-ndihmësi i trajnerit të Kombëtares, Josip Kuzhe, ishte i pranishëm në ndeshjet testuese të kandidatëve të Shkollës së Mesme Kombëtare të Futbollit, i ftuar posaçërisht nga drejtori i saj, Ermal Tahiri. Tepër i vëmendshëm ndaj veprimeve të bukura të çdo lojtari të ri, boshnjaku mbajti shumë emra shënim për t’i pasur kandidatë për skuadrën e tij në fushatën e tij të katërt eliminatore në Europë nga viti 2010. Kam parë disa lojtarë të mirë, mjaft cilësore dhe në takimet e tjera. Ishin lojtarë me vizion dhe bagazh, dhe unë besoj se duke qenë edhe në një shkollë sportive që ka një infrastrukturë cilësore dhe me një drejtim akademik do të bëhen të dobishëm edhe për të ardhmen e futbollit shqiptar”. Mustedenagiç njihet për gjykimin e pavarur të tij dhe është tepër i respektuar në ambientin futbollistik të ekipeve kombëtare.

 – Zoti Mustedanagiç, shorti i Kampionatit Europian të futbollit për moshën U-17 e vendosi Shqipërinë përballë Austrisë, Norvegjisë dhe San Marinos. Kur ka mbetur më pak se dy muaj nga nisja e fushatës kualifikuese, sa i njihni kundërshtarët?

– Po, kam nisur prej kohësh grumbullimin e informacioneve për rivalët që kemi në Kampionatin Europian. Tashmë kam parë disa video të ndeshjeve të Austrisë, ndërkohë që pres të shoh edhe ato të Norvegjisë. Dua të theksoj se, tani në Europë nuk ka ekipe të lehta, dhe unë besoj se dhe kundërshtarët tanë, na vlerësojnë po kështu ne. Austria po bën një punë të mirë me moshat dhe po ecën mjaft mirë në rezultatet e saj. Norvegjia, gjithashtu është një ekip i konsoliduar.

– Si do ta vlerësonit Shqipërinë në raport me rivalët, duke u nisur edhe nga fakti se ndeshjet do të luhen në vendin tonë?

– Për shkak edhe të kufizimeve të moshës, ne duhet të ndërtojmë për çdo Kampionat Europian një ekip të ri, kështu nëse në atë paraardhës luajtëm me lojtarët e vitlindjeve 1996-1997, tani duhet të luajmë me ato të vitlindjeve 1997-1998. Mendoj se, nuk jemi aq të fuqishëm sa një vit më parë, por gjithsesi kemi disa lojtarë të mirë kosovarë si Karamani i Borusias së Dortmundit, tashmë të Padeborni, Pepsi i Bazelit dhe Manaj i Prishtinës, të cilët do të përpiqemi t’i pajisim në kohën e duhur me pasaportë shqiptare, për të qenë të gatshëm për eliminatoret e Europianit që do të zhvillohet në muajin tetor.

– Ju punoni prej disa vitesh në Shqipëri, ndërkohë që jeni përfshirë në Komisionin e Vlerësimit të kandidatëve që dëshirojnë të ndjekin Shkollën Kombëtare të Futbollit “Loro Boriçi”. Cila është përshtypja për ata.

– Unë jam këtu në Shqipëri, për të ndihmuar futbollin shqiptar. Të bëjmë një futboll të mirë dhe të suksesshëm. Jam shumë optimist. Kemi shumë lojtarë të talentuar. Ju garantoj për këtë. Ne do të organizojmë disa grumbullime, dhe shumë prej lojtarëve të rinj që po shikojmë sot do të jenë pjesë e atyre zboreve dhe pse jo edhe të ekipit Kombëtar. Kam parë disa lojtarë të mirë, mjaft cilësore dhe në takimet e tjera. Ishin lojtarë me vizion dhe bagazh, dhe unë besoj se duke qenë edhe në një shkollë sportive që ka një infrastrukturë cilësore dhe me një drejtim akademik do të bëhen të dobishëm edhe për të ardhmen e futbollit shqiptar.

– “Xhemo, ju keni hyrë në historinë e futbollit shqiptar të moshave, si trajneri ï vetëm që e keni kualifikuar dy herë Kombëtaren U-17 për në “Elite Round” në Euro 2012 dhe Euro 2014. Çfarë kënaqësie u jep ajo?

–  Mbetet një nga kënaqësitë e mia më të mëdha me Shqipërinë. Më vjen keq që, nuk u kualifikuam për më tej, pasi në dy pjesëmarrjet në “Elite Round” kemi kundërshtarë shumë të fortë si Holanda, Serbia, Irlanda, Anglia, Italia dhe Çekia. Gjithsesi, them se dhe me pak fat apo pa gabimet e gjyqtarëve të ndeshjeve, për ndonjë gol të anuluar apo për dhënien e ndonjë penalltie të paqenë mund të kishim marrë rezultate më të mira. Për ata djem që kanë luajtur ka qenë një eksperiencë e bukur.

– Çfarë strategjie po ndjek Federata Shqiptare e Futbollit?

– Federata Shqiptare e Futbollit është duke bërë një punë të mirë. Presidenti i FSHF-së, zoti Duka, ka qëndruar vazhdimisht pranë ekipit dhe e ka mbështetur fort strategjinë e zhvillimit të moshave. Është tepër i interesuar. Mendoj se, Shqipëria ka një perspektivë shumë të madhe, sidomos në futbollin e moshave.

Jam i bindur se në harkun e pesë viteve Shqipëria do të jetë në elitën e futbollit europian. Po punohet me shumë seriozitet. Shqipëria ka potenciale. Ka shumë talente.

– Zoti Msstedanagiç, duket se ka një përfaqësim më të mirë të lojtarëve të rinj që luajnë në Europë…

– Po, kjo është e vërtetë. Nëse më parë, lojtarët shqiptarë luanin në kampionatet e niveleve të ulëta, tani kemi Baren që luan në Spanjë me Atletikon e Madridit, Çekiçin që luan me Dinamon e Zagrebit, Rushica me Hanoverin, Aliun kandidat te Dortmundi, Pepsi te Bazeli, një fantazist i mirë. Kjo është një diferencë e madhe. Këta nuk janë vetëm kandidatë për ekipin tim Kombëtar, por dhe për të ardhmen.

– Vendi juaj, Bosnja, mori pjesë për herë të parë në Kampionatin Botëror të Brazilit. Si e shpjegoni këtë sukses?

– Futbolli boshnjak ka një nivel të lartë, sidomos ai i Kombëtares. Ka formuar tashmë një traditë të mirë.

– Besoj e dini se, ndeshja e parë në Europë e Bosnjës ka qenë kundër Shqipërisë në vitin 1996 dhe ka fituar 2-0 Shqipëria dhe barazim 0-0 në Zenica…

– Po, e di këtë fakt, që nga dita e parë kur kam ardhur në Shqipëri në vitin 2009.

– Por, tani dy vendet kanë diferenca të mëdha në futboll, apo jo?

– Bosnja ka shumë lojtarë, të cilët kanë lindur dhe janë formuar si futbollistë jashtë. Ata luajnë në Angli, Gjermani. Luajnë në disa prej klubeve më të mëdhenj, si Xheko, Ibisheviç, Seferoviç, etj.. Bosnja ka një të ardhme të mirë. Tashmë ka traditë dhe lojtarë të mirë.

Dy kualifikimet e Xhemos

 Shqipëria është kualifikuar katër herë në fazën e dytë eliminatore të një Kampionati Europian, apo siç quhet zyrtarisht “Elite Round”. Kjo ka ndodhur për Euro 1994, 2003, 2012 dhe 2014, në këto dy të fundit ka qenë trajner Xhemal Mustedangiç.

  2012

Kualifikim për herë të tretë i një turi të parë eliminator: Shqipëri-Sllovaki 2-1, Gjermani-Shqipëri 1-0 dhe Estoni-Shqipëri 1-1. Vendi i dytë në grup dhe automatikisht në Elite Round. Meritë e trajnerit boshnjak, Xhemal Mustedanagiç, autorëve të golave, Franca Ymeraliaj dhe Amri Jonuzi, dhe, sigurisht gjithë skuadrës. Kështu, Gjermania (vendi i parë) dhe Shqipëria (vendi i dytë) u kualifikuan për raundin tjetër. Në shortin e hedhur, më 29 nëntor 2012, Shqipëria ra në një grup me Holandën, Serbinë dhe Irlandën. Kombëtarja jonë humbi 4-0 me Holandën, 3-0 me Serbinë dhe fitoi 2-1 me Irlandën.

 2014

Në eliminatoret (faza e grupeve) të Kampionatit Europian 2014, Kombëtarja U-17 regjistroi kualifikimin e katërt për në fazën e “Elite Round” dhe i dyti për Xhemal Mustedanagiçin si trajner. Shqipëria zuri vendin e dytë në grupin 1, takimet e të cilit u zhvilluan në Korçë e Pogradec. Kundërshtarë kishte Rumaninë e vendit të parë (humbi 1-0), Bjellorusinë (fitoi 2-1) e Finlandën (barazoi 0-0). Shqipëria ishte në një grup me Anglinë, Italinë e Çekinë (vendin ku u luajtën ndeshjet). I humbi të tria ndeshjet, por me rezultat të ngushtë: 2-1 me Italinë, 1-0 me Anglinë dhe 2-0 me Çekinë.

  Trajneri që ka zbuluar Luka Modriçin e Realit të Madridit

 Boshnjaku Xhemal Mustedanagiç (i lindur më 8 qershor 1955 në Bosanski Novi) ka luajtur si mbrojtës në futbollin e ish-RSF të Jugosllavisë. Karriera e tij si futbollist nisi duke luajtur në FK Novi Bosanski Sloboda, nga viti 1968 deri më 1973, kur ai u afrua nga klubet jugosllave, në ligën e parë. Ai zgjodhi Dinamon e Zagrebit, ku luajti nga viti 1973 deri në vitin 1983, duke regjistruar 444 ndeshje me fanellën e kësaj skuadre të njohur nga Zagrebi. Ai shkoi më pas tek FK Austria Vien, më 1983. Gjatë kësaj kohe, ata fituan 3 tituj kombëtar dhe disa arritje të tjera të famshme me këtë klub, teksa mposhtën edhe FC Barcelona në Kupat e Europës. Pas karrierës së tij si lojtar, në vitin 1987, me kërkesë të bordit të menaxhimit të Dinamos së Zagrebit, ai filloi punën me të rinjtë, si një trajner në shkollën e futbollit të Dinamos së Zagrebit. Në sezonin 2003-2004 trajnoi skuadrën rezervë të Dinamos së Zagrebit, duke kaluar nëpër duar dhe zhvilluar talente të rinj, por me nivel të lartë, të tilla si Eduardo Da Silva, Luka Modriç, Niko Kranjcar, Vedran Korluka, Dino Dërpiç, Mihael Mikiç, Hrvoje Cale, Filip Lonçariç, Eduardo Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, duke pasur parasysh se solli disa talente deri në ekipin kombëtar, ai u zgjodh për të punuar me komisionin ekspert përkatës të ekipit kombëtar kroat, si trajner i ekipit kombëtar U-19. Në vitin 2005 dhe 2006, ai asistoi trajnerin Josip Kuëe në krye të ekipit të parë të Dinamos së Zagrebit. Ai ishte ndihmës i Josip Kuzhesë, në kohën kur kroati mori drejtimin e Kombëtares në maj të vitit 2009. Pas përfundimit të kontratës së të ndjerit Josip Kuzhe, Federata Shqiptare e Futbollit e caktoi në drejtimin e Kombëtares U-17, me të cilën ai ka arritur të kualifikohet dy herë në tre vitet e fundit në fazës “Elite Round” të Kampionatit Europian për moshën U-17.

Dash FRASHËRI