Xhani De Biazi: Zviceranë, ja Shqipëria ime!

666
Sigal

Trajneri i Kombëtares shqiptare në 360 gradë për gazetën zvicerane “Neuer Zurcher Zeitung”

Trajneri i Kombëtares shqiptare është rrëfyer në 360 gradë për gazetën zvicerane “Neuer Zurcher Zeitung”, duke treguar gjithçka” nga jeta e tij si trajner në Itali dhe deri tek arsyet se përse ai zgjodhi të drejtojë Shqipërinë. Italiani ka folur edhe për ndryshimet që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Zvicrës, por dhe për ëndrrën e tij për ta çuar vendin tonë në elitën e futbollit Botëror, pra në Kampionatin Botëeror. “Nuk kemi pse mos të ëndërrojmë’. Sot, në orën 20:30, në Lucernë të Zvicrës, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Brazil 2014”. Kuqezinjtë e fituan takimin e parë 3-1 ndaj Qipros dhe kryesojnë grupin E, me tri pikë, po aq sa Zvicra dhe Islanda, të cilat fituan respektivisht me Slloveninë dhe Norvegjinë. Ndeshja kundër Zvicrës është shumë e “nxehtë”, kjo dhe për faktin se në radhët e skuadrës së drejtuar nga Otmar Hitcfeldi janë pesë shqiptarë: Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi.

Shqipëria e fitoi ndeshjen ndaj Qipros vetëm në minutat e fundit. Sa i vështirë ishte starti në kualifikueset e Kampionatit Botëror?

Ne e dinim, që fillimi në stadiumin tënd do të ishte paksa i vështirë. Por, ne luajtëm shumë të vendosur, ia dolëm të fitonin dhe ta meritonim atë.

A ka më shumë besim para ndeshjes së të martës, kundër një prej favoriteve të grupit, siç është Zvicra?

Në kundërshtim nga ne, Zvicra arriti një fitore të rëndësishem kundër një prej kundështarëvë më të fortë. Të fitosh në Slloveni, duhet të kesh bërë një lojë të mirë. Zvicra, Sllovenia dhe Norvegjia, janë sipas kësaj radhe, edhe favoritet për fitimin e grupit. Nëse, Shqipëria do të renditet e katërta, atëherë ky do të jetë një rezultat i mirë.

Si mund ta imagjinojë dikush jetën tuaj si trajner i Shqipërisë?

Unë kam lëvizur shumë në Europë me stafin tim prej pesë vetash. Ne përpiqemi, aq sa është e mundur të vëzhgojmë dhe të gjykojmë t gjithë lojtarët tanë. Kam udhëtuar në Itali, Gjemrani, Suedi, por dhe në Ukrainë, Zvicër, dhe po kështu, edhe në Iran dhe Azerbajxhan. Kjo është e kushtueshme dhe e komplikuar. Unë jetoj në Koneljano, në Verilindje të Italisë dhe udhëtoj drejt Shqipërisë, kur unë punoj për Federatën apo ndjek ndeshjet, siç ishin ato kualifikuese të Ligës së Kampioneve dhe të Ligës së Europës. Të tre klubet e përfshira, Flamurtari, Tirana dhe Skënderbeu u eliminuan në turin e parë.

Atëherë kjo nuk flet për mirë për realitetin e futbollit shqiptar, apo jo?

Ky është realiteti. Kultura e fubtbollit shqiptar ka ende nevojë të zhvillohet. Në lidhje me organizimin, disiplinën dhe njohjet, ne italianët mund të sjellim shumë në Shqipëri. Me stafin tim unë drejtoj dhe kurset për trajnerë.

Ju mund t’i mësoni edhe shumë gjëra bazë, apo jo?

Lëvizja ëshë një gjë krejt e re, dhe ne po përpiqemi të zhvillojmë atë. Shumë shqiptarë kanë emigruar pas viteve nëntëdhjetë, dhe shumë talente kanë lindur jashtë dhe janë shumë interesant për Kombëtaren.

Shumë vendosin për atdheun e tyre të ri, si Xhaka apo Shaqiri. Sa të vështirë e bën kjo punën tuaj?

Ne kemi shumë lojtarë të mirë, të cilët luajnë për federata të tjera. Më vjen keq për këtë, por nga ana tjetër më duhet ta pranoj.

Nga vendet e Ballkanit po vijnë gjithmonë e më shumë lojtarë të mirë. Si është e mundur?

Talentet e jashtëzakonshme vijnë shpesh nga rajonet e varfra. Por, përse kështu? Pasi mënyra e vetme për të kaluar kohën që të luajnë me top, i cili kushton pak dhe me 22 fëmijë mund të organizosh një lojë. Për momntin Shqipëria nuk ka ndonjë lojtar surprizë, por shumë lojtarë të mirë.

Talente mund të ketë edhe në kampionain shqiptare, që ka një mesatare moshe të ulët, apo jo?

Por, i ulët dhe kualiteti i kampionatit. Njerëzit janë të çmendur pas Serisë A italiane. Kampinatin e tyre nuk e ndjekin shumë. Por, për ekipin Kombëtar tregojnë shumë pasion. Ndoshta, një e treta e stadiumit të Lucernit kundër Zvicrss do të jetë zënë nga fansat tanë, dhe sigurisht do të bëjnë më shumë se zviceranët.

Çfarë u mungon futbollistëve shqitparë?

Disiplina taktike. Lojtarët mund ta lënë veten pre të entuziazmit, dhe ju duhet ta frenoni atë. Në këtë aspekt, ne duhet të bëjmë përparime, duke ruajtur shpirtin luftarak dhe disiplinën.

Na jepni një gjykim për punën e moshave të Zvicrës?

Pa dyshim që kam shumë lojtarë të mirë si dhe zgjedhje. Pa një organizim të mirë, nuk vjen asgjë. Zviceranët janë zviceranë dhe për këtë dhe në këtë fushë janë organizuar në mënyrë të shkëlqyer.

A mund të shërbejë ky model edhe për një vend si Shqipëria?

Neve na mungon infrastruktura. Fushat janë gri. Stadiumi Kombëtar është i viteve dyzetë. Në Zvicër është gjithçka ndryshe.

Cili mund të jetë objektivi i ekipit shqiptar?

Kurrë mos të heqësh dorë nga një ëndërr. Kur unë mora Modenën në Serinë C1, ajo ishte në vendin e parafundit. Ne e shpëtuam veten, dhe një vit më pas u ngjitëm në Serinë B, dhe këtë gjë e bëmë e3dhe në vitin e ardhshëm kur u ngjitëm në Serinë A dhe qëndruam atje. Edhe tani, unë dëshiroj të arrij të pamundurën. Ndonjëherë edhe arrin atë, ndoshta në gjysmëvitin e ardhshëm.

Si është e mundur që, një trajner i njohur i Serisë A pranon një punë në Shqipëri?

Është një hap i parë në zanatin, që unë në dhjetë vitet e ardhshme do të më pëlqente të bëja. Të jesh trajneri i një ekipi Kombëtar është një miks midis trajnerit dhe menaxherit. Këtë drejtim unë e kam pasur gjithmonë. Diku duhet ta filloja. Edhe karriera ime si trajner ekipesh filloi në Serinë C2. Megjithatë, unë arrita deri në Serinë A.

Sa e vështirë është jeta e një trajneri në Itali?

Të trajnoj është për mua më e thjeshta në botë. E vështira është, të mbijetosh në një ambient, më të cilët duhet të lëvizësh shumë njërëz, të cilët nuk kanë të bëjnë aspak me futbollin.

Çfarë do të thoni me këtë?

Menaxherët e kanë merkaton në kontrollin e tyre. Ata vendosin për jetën dhe vdekjen e lojtarëve dhe trajnerëve. Unë nuk kam pasur kurrë një menaxher. Kjo më ka dhënë shumë shanse.

Ju keni jetuar edhe gjëra absurde. Me Torinon ju u ngjitët në Serinë A, por megjithatë ju u shkarkuat para fillimit të sezonit të ri…

Por, 13 javë nga fundi i kampionatit ata më morën sërish, pasi ata ishin në gjendje të vështirë dhe ne arritëm të mbijetonim. Në Torino unë kam shkuar katër herë dhe kam ikur tri herë, apo jam i rikthyer.

Çfarë do të thotë sot te jësh trajner?

Më vjen ndërmend menjëherë një bast. Flitet për “projekte”, por të lejojnë të zgjasë vetëm një fundjavëe. Nëse humbet për herë të dytë, atëherë të nxjerrin nga dritarja. A ka kjo logjikë? Unë doja të ikja nga ky futboll, që mua më bën për të vjellë. Mua më pëlqen e thjeshta, e pastra. Unë dua të jem atje, ku unë mund të bëj punën time dhe për të cilën paguhem.

A është Shqipëria një rast i tillë?

Me jetën time dhe me përvonë time nga Seria A, unë jam bërë shumë i vlefshëm në Shqipëri. Madje dhe në Spanjë, te Levante, unë e përjetova, që atje mbizotëronte një tjetër qëndrim ndaj trajnerit. Në Itali, trajneri është goma e pestë e makinës, pasi lojtarët kanë shumë fuqi. Ata bëjnë si të duan, vendosin nëse do të bëjnë stërvitje apo jo. Askund nuk ka aq shunë lojtarë të ashtuquajtur fantastikë sa në Itali.

______________________________________________________________________________________________

MOTIVUES ME PËRVOJË

Italiani 56-vjeçar Xhani De Biazi u bë trajneri i Shqipërisë dhjetorin e kaluar. Në fillim të karrierës së tij si futbollist, ai dallua për talentin e tij, ku mesfushori 19-vjeçar në vitin 1975 ishte te Interi, një aventurë që nuk zgjati shumë, ndërkohë që gjatë dhjetëve të tij luajti për Peskarën, Breshian, Palermon dhe Viçencën në Serinë A dhe B. Ai u bë i njohur si trajner me Modenën, skuadër të cilën në harkun e dy viteve e çoi nga Seria C1 në Serinë A të kampionatit italian. Edhe Torinon, De Biazi arriti ta ngjisë në elitë dhe ia doli dy herë të mbijetojë. Torinon, Breshian dhe Udinezen ai ka lënë disa herë në mes të kampionatit. “De Biazi është një motivues me mentalitet fitues”, – tha Gokhan Inler, i cili ka qenë nën urdhrat e De Biazit te Udineze. De Biazi jeton në Veri të Italisë dhe është një eskpert i Ligës së Kampioneve për grupin e njohur televiziv, Mediaset, të Silvio Berluskonit. Me Federatën Shqiptare të Futbollit ka një kontratë që i skadon në vitin 2013.