Xhani De Biazi: “Me Armeninë eksperimentojmë me të rinjtë”

158

Trajneri i Kombëtares: “Një test i rëndësishëm. Armenët kanë cilësi, mundën 4-0 Danimarkën”

Trajneri i Kombëtares sonë, Xhani De Biazi, e tha hapur se, ndeshja me Armeninë (të mërkurën në orën 20:45), do t’i shërbejë atij për të bërë eksperimentet e fundit në funksion të dy takimeve eliminatore të Kampionatit Botëror: me Slloveninë (6 shtator) dhe Islandën (10 shtator), që të dyja në transfertë. Miqësorja e fundit e Shqipërisë është ajo kundër Lituanisë, të fituar me rezultatin 4-1, në të cilin mesfushori Alban Meha shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë. Shqipëria nuk ka humbur në pesë ndeshjet fundit, tre zyrtare (Norvegji 2, Slloveni) dhe dy miqësore (Kamerun, Lituani). Shqipëria, edhe Armenia shumicën e lojtarëve që luajnë me Kombëtare i ka në kampionatet jashtë Armenisë, kryesisht në Rusi apo edhe Ukrainë. Ndeshja Shqipëri–Armeni do të zhvillohet, më 14 gusht ora 20:45.

TEST I RËNDËSISHËM

“Ndeshja me Armeninë më shërben për të parë gjendjen fizike të lojtarëve të ndryshëm. Në këtë moment mund të bëjmë ndonjë eksperiment sikurse ndodhë në ndeshjet miqësore. Kjo miqësore është një test i rëndësishëm, sepse Armenia është një skuadër e mirë. E kam ndjekur në ndeshjen kualifikuese me Danimarkën në transfertë ku ka fituar 4-0, ndërsa në miqësoren më Maltën ka humbur 1-0. Mund të siguroj që ka shumë cilësi. Nëse nuk futemi në fushë me mentalitetin e duhur rrezikojmë të bëjmë figurë të keqe”. Në listën e futbollistëve të grumbulluar për këtë miqësore nuk janë përfshirë disa emra të rëndësishëm, ndër të cilët Bogdani dhe Salihi, por De Biasi e ka një shpjegim për mungesën e tyre.

PRURJET E REJA

Shkëlzen Gashi i Grasshoperit dhe Ermir Lenjani i Saint Gallenit janë dy prurjet e reja në kombëtare, për të cilët De Biazi rezervoi këtë koment. “Preferoj t’i jap mundësinë lojtarëve që po kalojnë formë të mirë fizike në këto momente dhe që ndoshta janë më përpara me përgatitjet. Gashin e kam ndjekur prej 13-14 muajsh, por në fillim nuk shfaqi dëshirën madhe për të luajtur me Shqipërinë, duke qenë se është aktivizuar me U-21 të Zvicrës. Rezultatet e kombëtares si dhe serioziteti me të cilën po punohet e bindën për të veshur fanellën e kombëtares. Për Lenjanin vlen i njëjti diskutim. E kemi vëzhguar që në fillim. Besoj se është moment për t’i parë në fushë”.

REFUZIMI I SADIKUT

Për këtë miqësore pritej të grumbullohej edhe mbrojtësi I Helsingborgut, Loret Sadiku, por 22-vjecari e refuzoi ftesën e parë të De Biazin, me shpresën se mund të luajë për Suedinë.

“Loret Sadiku nuk di akoma se kë të zgjedhë. Për momentin do ta lëmë të mendojë i qetë, sepse nëse nuk ka motivimin e duhur për të luajtur me kombëtaren, më mirë të qëndrojë atje ku është. Sa i përket Januzajt të Mançester Junajtid, mund t’u them që është një talent i madh dhe do të ketë shumë sukses nëse nuk do të ketë probleme psikologjike. Po presim momentin e duhur për të biseduar me të dhe për ta grumbulluar në kombëtare”, – përfundoi trajneri i Kombëtares.

  Rinovimi i kontratës

 Një temë e nxehtë diskutimi muajt e fundit ka qenë edhe rinovimi i kontratës së De Biazit. Tekniku italian sqaroi se, pas miqësores me Armeninë mund të ulet në tryezë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, për të folur për këtë çështje.

 Mungon Samir Ujkani

 Edhe pse u thirr nga trajneri De Biazi, Samir Ujkani nuk do të jetë në grumbullimin e Kombëtares. Sipas teknikut italian, portieri kosovar i Palermos ka pasur probleme fizike pikërisht orët e fundit, kështu që i nuk pati të mundësi të vinte.

“Pse nuk e thirra Salihin dhe Bogdanin”

 Trajneri De Biazi nuk ka thirrur për takimin me Armeninë, dy sulmuesit kryesorë: Hamdi Salihin dhe Erjon Bogdanin (golashënuesin më të mirë të Shqipërisë). “Nuk mendoj që një udhëtim i gjatë nga Kina do t’i bënte mirë Salihit, por edhe Bogdanin nuk e kam grumbulluar pasi në këto momente duhet të gjejë skuadër. Do të takohem me të pas tre javësh dhe do të shohim çfarë do të ndodhë. Unë po mendoj për Armeninë për në kokën time janë edhe dy ndeshjet shumë të rëndësishme eliminatore në fillim të shtatorit”, – shpjegoi tekniku italian në konferencën për mediat.

      “Pse e publikova listën në orët e vona”

 Lista e lojtarëve, për ndeshjen kundër Armenisë u shndërrua në një “telenovelë”, pasi u shpall në orët e vona të së dielës (22:00, përmes rrjetit social “Facebook”). Trajneri Xhani De Biazi sqaroi në konferencën për shtyp të rastit se shpallja e listës në kishte të bënte me faktin se i frikësohej dëmtimit të mundshëm të futbollistëve të veçantë. Dhe në të vërtetë, nga 23 lojtarët që kishte planifikuar të kishte në dispozicion për këtë sfidë, do të mungojë Samir Ujkani, që sipas italianit ka shfaqur probleme fizike pikërisht orët e fundit.

Na kanë mundur 3-0 në Jeravan, për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Francë 1988”, me Neptun Bajkon në bankinë

 Bilanc negativ me armenët

 Shqipëria dhe Armenia numërojnë vetëm dy precedentë në përballjet e tyre. Të dyja ndeshjet janë zyrtare, te vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Francë 1988”. Bilanci me armenët është negativ: një barazim 1-1 në Tiranë (trajner Neptun Bajko) dhe një humbje 3-0 në Jerevan (trajner Astrit Hafizi). Kombëtarja jonë ndodhej në grupin 9, së bashku edhe me Gjermaninë, Ukrainën, Portugalinë, Armeninë dhe Irlandën e Veriut. Ajo që duhet veçuar nga ato ndeshje janë rezultatet e ngushta me Gjermaninë: humbëm 3-2 në Granada të Spanjës dhe 4-3 në Hanover. (Në të dyja trajner ishte Astrit Hafizi).

Në takimin e parë kundër Armenisë, më 9 nëntor 1996 (në “Qemal Stafa”), Shqipëria vinte pas humbjes 3-0 me Portugalinë (në Tiranë). Ndeshja u mbyll 1-1: shënoi e para Shqipëria me anë të Bajram Frahollit në minutën e 57-të, ndërsa Armenia barazoi në minutën e 90-të me anë të zëvendësuesit Hakob Ter-Petrosyan. Një fitore e ikur nga duart. Bajko dha dorëheqjen pas ndeshjes së humbur 2-0 me Irlandën e Veriut, ndërsa drejtimin e mori Astrit Hafizi. Pas katër humbjeve rresht me Ukrainën (0-1, në fushë asnjanës, në Granada të Spanjës), Gjermaninë (2-3, po në Granada), Portugalisë (0-2, në Porto) dhe sërish Ukrainën (0-1, në Kiev) erdhi ndeshja me Armeninë (6 shtator 1997). Një humbje 0-3 në Jerevan, por Rrakllin tonë që doli me të kuqe, kur ai shkaktoi penalltinë e golit të tretë. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërkohë që në të dytën Armenia shënoi tre gola: Vardanyan 56′, Asadourian 81′, Avalyan 87′ (pen). Shqipëria në ato eliminatore grumbulloi katër pikë: një fitore me Irlandën e Veriut dhe një barazim me Armeninë, duke u renditur e fundit. Armenia doli e treta në grup me 8 pikë.

ELIMINATORET E BOTËRORIT

“FRANCË 1998”

SHQIPËRI-ARMENI 1-1

Shënues: Fraholli 57’/ H.Ter-Petrosyan 90’

9 nëntor 1996, stadiumi “Qemal Stafa”, Tiranë

ARMENI-SHQIPËRI 3-0

Shënues: Vardanyan 56′, Asadourian 81′, Avalyan 87′ (pen)

6 shtator 1997, stadiumi “Razdan”, Jerevan

Armenia, 28 vende pas nesh në FIFA

Armenia ndodhet 28 vende pas Shqipërisë, në renditjen zyrtare të FIFA-s për muajin gusht 2013. Kombëtarja jonë ndodhet në vendin e 38-të me 689 pikë, ndërsa armenët pozicionohen në vendin e 66-të me 534 pikë. Në listën botërore janë 207 ekipe. Edhe në renditjen specifike të zonës së UEFA-s, armenët janë 12 vende pas nesh. Shqipëria ndodhet e në vendin e 22-të, ndërsa Armenia në vendin e 34-t nga 53 skuadra që ka konfederata e kontinentit tonë.

Ballë për ballë

Renditja në FIFA

38   Shqipëria      689 pikë

66   Armenia        534 pikë

Renditja në UEFA

22   Shqipëria      689 pikë

34   Armenia        534 pikë

PESË NDESHJET E FUNDIT

SHQIPËRIA

Shqipëri-Lituani           4-1  M

Shqipëri-Norvegji    1-1  Z

Norvegji-Shqipëri    0-1  Z

Shqipëri-Kamerun           0-0  M

Shqipëri-Slloveni    1-0  Z

Bilanci: 5 N; 3 F, 2 B, 0 H

ARMENIA

Armeni-Maltë         0-1  Z

Danimarkë-Armeni     0-4  M

Luksemburg-Armeni    1-1  M

Armeni-Çeki          0-3  Z

Armeni-Lituani       4-2  M

Bilanci: 5 N; 2 F, 1 B, 2 H

SHQIPËRIA

PORTIERË

Etrit Berisha

Orges Shehi

MBROJTËS

Andi Lila

Renato Arapi

Armend Dallku

Lorik Cana

Admir Teli

Ansi Agolli

Mërgim Mavraj

Ermir Lenjani

MESFUSHORË

Sabien Lilaj

Jurgen Gjasula

Odise Roshi

Migjen Basha

Shkëlzen Gashi

Amir Abrashi

Vullnet Basha

Armando Vajushi

SULMUES

Valdet Rama

Ergys Kace

Edmond Kapllani

Ahmed Januzi

ARMENIA

 

PORTIERË

Roman Berezovsky

Gevorg Kasparov

Arthur Harutytunyan

Gor Manukyan

MBROJTËS

Robert Arzumanyan

Valeri Alexanyan

Hrayr Mkoyan

Artyom Khachaturov

Varazdat Haroyan

Taron Voskanyan

Kamo Hovhannisyan

Levon Hayrapetyan

Arthur Avagyan

MESFUSHORË

Karlen Mkrtchyan

Arthur Edigaryan

Henrikh Mkhitaryan

David Manoyan

Gevorg Ghazaryan

Marcos Pizelli

Aras Ozbiliz

Edgar Manucharyan

Norayr Aslanyan

Karen Muradyan

Vardges Satumyan

SULMUES

Yura Movsisyan

Arthur Sarkisov

Mikhail Markosov

Sargis Adamyan

Aghvan Papikyan