Xhani De Biazi: “Faleminderit Shqipëri!”

481
Sigal

Trajneri italian mbeti i mahnitur pas vizitës në ekspozitën “Thesaret e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare” të hapur në Torino

Trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, ka mbetur i befasuar nga vizita e tij në në ekspozitën “Thesaret e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare”, të hapur në Torino të Italisë, ku ishin paraqitur 150 vepra dhe objekte të rëndësishme. Përmes faqes së tij zyrtare, tekniku italian bëri publike dhe një falënderim të veçantë: “Faleminderit Ambasadori Ceka!. Vizitova ekspozitën e shkëlqyer Thesaret e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare”, dhe pata një “ciceron” të jashtëzakonshëm, Ambasadorin e Shqipërisë, Profesor Cekën, një person i shkëlqyer, i cili meriton falënderimin e tim më të madh. Ishte një nder i madh për mua, që të mundja të njihja më në thellësi trashëgiminë kulturore shqiptare, përmes shpjegimeve të Ambasadorit, kuratorit të ekspozitës, dhe grupimit më të rëndësishëm kulturor shqiptar në territorin italian. Një falënderim, nga ana tjetër edhe për Qendrën Kulturore Shqiptare të Torinos, organizatore dhe promotore e eventit “Vështrime mbi Shqipërinë. Edhe një herë tjetër faleminderit Profesor Ceka!”, – përfundon Xhani De Biazi.

BOTËRORI

Gjatë një interviste për mediat italiane, Xhani De Biazi ka folur edhe për Kombëtaren dhe eliminatoret e Botërorit. “Jemi akoma larg ëndrrës, kemi akoma dhe pesë ndeshje për të luajtur dhe duhet të qëndrojmë më këmbë në tokë. Duhet të vazhdojmë të japim dhe të bëjmë atë që kemi bërë deri tani. Duhet të përmirësohemi akoma, bazuar në atë që kemi arritur, pasi kualifikueset nuk do të jenë ‘rozë’. Kam avantazhin që, drejtoj një skuadër që është shumë afër nesh dhe që ndërkohë 70% e shqiptarëve e kuptojnë italishten, teksa ka dhe nga ata që e flasin atë në mënyrë korrekte. Brenda tyre ka një motivacion të madh, dhe unë nuk bëj shumë sforcime për t’i karrikuar”, – citohet De Biazi nga “Tutto Napoli”. Shqipëria do të luajë, më 7 qershor me Norvegjinë, ndaj së cilës ka dy pikë më shumë. Zvicra kryeson grupin tonë, me 11 pikë, dy më shumë se Kombëtarja jonë.

NDESHJET E TJERA

Shkumbini-Vllaznia 1-0

 Shkumbini fiton në fushën e vet 1-0 me Vllazninë, duke parakaluar Luftëtarin në renditje, ndërsa u pret shkodranëve ëndrrën për një vend në Kupat e Evropës. Goli i Isait në minutën e 44-t të ndeshjes, u ka mjaftuar vendasve për të marrë fitoren. Loja e miqve ka qenë e dobët në këtë takim, çka është shfrytëzuar nga peqinasit, që edhe pse janë në një pozicion të vështirë, nuk i kanë prerë ende shpresat për të mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar.

 Tomori-Apolonia 1-0

 Ndeshja e dy skuadrave që mbyllin renditjen e Superiores mes Tomorit e Apolonisë ka fituar me fitoren e vendësve, por që në fakt nuk u shërben shumë për shpëtimin prej rënies nga kategoria. Mitraj ka qenë përcaktues në këtë takim, me golin e shënuar në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Me këtë fitore Tomori i lë vendin e fundit Apolonisë, e cila është e vetmja skuadër që nuk ka kapur shifrën dyshifrore të pikëve (9).

Hetime për ndeshje Lushnja-Pogradeci

 Pogradeci fitoi 1-0 në Lushnjë, por suksesi ndaj kryesuesve absolutë të Kategorisë së Parë ka ngjallur hije dyshimi. Burime të besueshme thanë për gazetën se, 90-minutëshi në “Roza Haxhiu” do t’i nënshtrohet një hetimi të plotë nga inspektorët e Komisionit të Etikës, për të gjetur gjurmë të një marrëveshjeje paraprake midis dy klubeve. Në fakt, Lushnja nuk humbiste prej gjashtë muajsh në kampionat, ndërkohë që për Pogradecin marrja e tri pikëve ishte jetike në luftën për vendin e dytë që, të çon direkt në Kategorinë Superiore. Në FSHF po presin të shqyrtojën të gjithë dokumentacionin, përfshirë dhe raportin e delegatit të ndeshjes. Në rast se, do të provohet se ka pasur marrëveshje për fatin e ndeshjes, atëherë Komisioni i Etikës mund të vendosë deri në heqjen e fitores së Pogradecit dhe zbritjen e pikëve. Takimi u vendos më një gol të realizuar në minutën e 61-të, pas një gabimi foshnjarak të mbrojtjes lushnjare. Duhet theksuar se, Lushnja humbi një penallti në minutën e 22-të, kur gjuatja e Mikel Cankës u grushtua nga portieri Miraka.

  Partizani, misioni “1” kundër Mamurrasit

P artizani do të luajë sot kundër Mamurrasit, më synimin e vetëm për të marrë tri pikë dhe të rrisë deri me pesë pikë diferencën me Pogradecin e vendit të dytë.

Kategoria e Parë

Java 24

Sot, 08.04.2013

Partizani-Mamurrasi

Të shtunën, 06.04.2013

Besëlidhja-Tërbuni   2-0

Elbasani-Burreli           2-0

Butrinti-Dinamo      2-2

Ada-Iliria           2-0

Lushnja-Pogradeci    0-1

Kamza-Gramshi        1-0

Naftëtari-Himara           0-0

RENDITJA

 1    Lushnja         24   +25  56

2    Partizani       23   +4   44

3    Pogradeci       24   +12  42

4    Mamurrasi       23   +8   39

5    Tërbuni         24   +10  36

6    Iliria          24   +2   32

7    Himara          24   -1   30

8    Burreli         24   -2   30

9    Gramshi         24   -12  30

10   Dinamo          24   +0   29

11   Butrinti        24   -3   29

12   Elbasani        24   -7   28

13   Kamza           24   -11  28

14   Ada             24   -2   27

15   Besëlidhja      24   -6   25

16   Naftëtari       24   -17  18

Kapllani: “Jam i superlumtur për dopjetën!”

 Edmond Kapllani shënoi dy gola në fitoren 4-1 të FSV Frankfurtitt të tij, në transfertën kundër Jahn Regensburg, duke u ngjitur kështu në kuotën e nëntë golave. Sulmuesi Kapllani vinte pas një dëmtimi të rëndë që, e la atë dy muaj jashtë fushave, dhe kjo ishte mënyra më e mirë për të festuar rikthimin e tij. FSV Frankfurti ndodhet në vendin e pestë, me pesë pikë pas Kaiserlauternit që mban dhe vendin e tretë, pozicion që të çon në “play-off” për një vend në Bundesligën 1. “Ne po i marrim ndeshjet një nga një, – tha Kapllani për portalin gjerman “HR Online”. – Tani na duhet të japim më të mirën tonë. Më pas, do të shohim se çfarë është mundur të arrijmë”. Kapllani shënoi në minutat 84’ dhe 88’ (me penallti).  “Unë jam shumë i gëzuar, që ne arritëm të fitojmë dhe që njëkohësisht shënova dy gola. Dhe kur shënon një gol ndjen diçka të bukur, por kur shënon është natyrisht akoma më mirë. Unë po vij gjithmonë e në formë dhe jam i gëzuar që po luaj përsëri”, – tha Kapllani.

LEGJIONARËT

 EDGAR ÇANI

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Edgar Çani, nuk ka luajtur asnjë minutën në barazimin pa gola të Katanias së tij kundër Kaljarit, në Serinë A.

 ERJON BOGDANI

Bomberi veteran shqiptar luajti si zëvendësues nga minuta e 88-të (në vend të Emegarës), në barazimin pa gola të Sienës së tij kundër Parmës.

 SAMIR UJKANI

Udineze mposhti 2-1 Kievon e Samir Ujkanit, i cili vazhdon të mos numërojë asnjë minutë loje më ekipin e tij të ri, qysh kur u transferua nga Palermo.

 ALBAN MEHA

Padeborni i regjisori të ri të Kombëtares, Alban Meha, barazoi 1-1, me Union Berlin. Meha nuk ishte përfshirë në 18-she, pasi ishte i pezulluar.

 ETRIT BERISHA

Kalmari i portierit të Kombëtares sonë, Etrit Berisha barazoi pa gola në shtëpi me Hakenin, në ndeshjen e vlefshme për javën e të kampionatit suedez.