“Xhaketat e zeza” dhe moviolistët, “bashkëpunëtorë” në katrahurën e javës

704
Nga Agron KAJA
KATEGORIA SUPERIORE/ U mbyllën dje ndeshjet e javës së 26-të, me shumë kontestime për gjykime të njëanshme
Ndeshjet e javës së 26-të të Kategorisë Superiore, të gjitha u mbërthyen nga gabime të arbitrave. Për ta, kjo ka qenë java më e “zezë” figurativisht, por më e dobëta realisht. Duke i sjellë në kujtesë takimet e kontestuara: Në Laç, Kamza e tërhoqi skuadrën disa minuta nga fusha, shkak vendimet e arbitrit, në Lushnje arbitrat luajtën teatrin e radhës me fitoren e Teutës, ndërsa në Korçë, arbitri i jep Skënderbeut një penallti të pa qenë. Dje në Kukës, arbitri që u skualifikua për stemën e FIFA-s, i mohon një penallti Vllaznisë. Në Tiranë, që në pjesën e parë, arbitri nuk dha një penallti në favor të Partizanit, e cila në ekranin e televizionit dukej sikur do ti prishte valët e shikimit për nga mënyra e shtyrjes në zonë. Ndërsa në pjesën e dytë është dhënë një pozicion jashtë loje i Çanit, sa që një amator fillestar nuk do ta jepte. Dhe në tërësi, të gjithë arbitrat e kësaj jave, rezultojnë si “lojtarët” më të dobët, përcaktues dhe mohues në rezultate. Për të qenë më konkretë në këtë titull, nëse do ti referohemi fillimisht deklaratës së djeshme të trajnerit të Kukësit, Peter Pakult, kuptohet qartë se kjo javë e 26-të është “nxirë” nga gabimet e “xhaketave të zeza”. Dhe çfarë deklaroi austriaku pas ndeshjes Kukësi-Vllaznia 2-0? “Zhvillova një bisedë të shkurtër me Sukajn, dhe i thashë se edhe unë kam qenë sulmues dhe kam kaluar situata të tilla në karrierë. Sulmuesi shkodran u fut në kontakt me mbrojtësin, kishte tërheqje fillimisht nga Sukaj, por më pas mbrojtësi shkaktoi faull dhe për mua është penallti, edhe pse arbitri nuk e dha”. Në fakt, një gjest i tillë me kulturë sportive, është i mirëkuptuar dhe bazik në këndvështrime të tilla, për të mos nënvleftësuar edhe Ernest Gjokën e Vllaznisë, i cili pas ndeshjes ka folur më troç. “Në sezonin e kaluar unë isha trajner i Kukësit, por nuk kemi marrë penallti të tilla. Mendoj se klubi duhet të marrë masa. Kjo është një vjedhje, nuk di ç’të them, është njësoj si të të futin dorën në xhep e të të marrin atë që të takon. Ndeshja ishte 1-0 në favorin e Kukësit dhe mund të barazonim e gjithçka do ndryshonte”. E gjithë kjo panoramë arbitrimi, edhe nëse nuk do të pranohej edhe nga ndonjë moviolist që nga vëzhgues në fushë bën gazetarin në ekran, flet vetë në dëm të futbollit. Realisht, gjatë kësaj jave janë penalizuar tre apo katër skuadra nga vendimet e gabuara të arbitrave, por asnjeri prej tyre nuk u kritikua në ekrane nga zyrtarë të ndeshjeve që bëjnë edhe moviolën. Vetëm nga shtypi periodik sportiv, i cili javë pas jave sikur e ka parashikuar këtë situatë në të 26-ën, e cila në vazhdimësinë e Superiores do të veçohet vetëm për këtë fakt. Dhe nga gabimet e këtyre arbitrave në këtë javë, do të vuajnë Kamza, Luftëtari e Vllaznia, që dolën të goditura edhe në pikë, por edhe nga kartonët e shumtë që i ndëshkuan këto gjyqtarë. Ndoshta këtë herë duhet hequr nga qarkullimi shprehja se: “Ishin gabime njerëzore”! Natyrisht se njerëzit për për njerëzit po flasin, dhe për ato gabime që duhen ndëshkuar edhe publikisht, por edhe me dorë më të rëndë nga KD në FSHF.
Ndeshjet e javës së 26-të të Kategorisë Superiore, të gjitha u goditën nga gabime të arbitrave. Ndoshta këtë herë duhet hequr nga qarkullimi shprehja se: “Ishin gabime njerëzore!” Por bëhet fjalë për ato gabime që duhen ndëshkuar edhe publikisht, dhe me dorë më të rëndë nga KD në FSHF
13 gola
Në pesë ndeshjet e javës së 26-të të Kategorisë Superiore u shënuan 13 gola, nga të cilët, dy u shënuan me penallti
Ndeshjet-Java e 26-të
Të dielën, 18 mars 2018 
Laçi-Kamza 2-0
Shënues: Uzuni 70’′, 
Rexhinaldo 90+1’
Lushnja-Teuta 2-3
Shënues: Canka 15’, 34’/ 
(p) 45’, Gjeorgievski 60’, 
Dediç 90+3’
Skënderbeu-Luftëtari 2-1
Shënues: Xhejms 33’, 
Lilaj (p) 45’/ Liçaj 70’
Dje, datë 19 mars 2018 
Kukësi-Vllaznia 2-0
Shënues: Shameti 34′, 
Musolli 77′
Partizani-Flamurtari 1-0
Shënues: Çani 53’

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Skënderbeu 26 60
2. Kukësi 26 45
3. Laçi 26 42
4. Partizani 26 39 
5. Luftëtari 26 37
6. Flamurtari 26 37
7. Kamza 26 34
8. Vllaznia 26 27
9. Teuta 26 26
10. Lushnja 26 10
Sigal