Witsel pritet të transferohet në Milan

480
Milani si duket ka gjetur mesfushorin që kërkonte gjatë këtij afati kalimtar të verës. Sipas shkrimeve të medieve italiane dhe atyre ruse, mesfushori belg Axel Witsel do të nënshkruajë me Milanin.
Ylli belg i klubit rus Zenit St. Petersburg, ka pranuar kushtet e ofruara nga Milani dhe tani do të nënshkruaj me ta.
Milan pritet t’i paguaj Zenitit rreth 25 milionë euro për mesfushorin fantastik i cili kishte edhe oferta tjera. Juventus, Valencia, Chelsea dhe Atletico Madrid ishin të interesuara për belgun i cili më parë ka luajtur edhe në Benfica dhe Standard Lutich.
Sigal