Vret veten sportistja e njohur

497
Sigal

Ndërron jetë në moshën 23 vjeçare çiklistja olimpike e SHBA-së, Kelly Catlin.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e çiklizmit të SHBA-s të cilët shprehën ngushëllime familjen për këtë humbje të madhe.

“Kelly ishte më shumë se një atlet për ne…. Gjithë komuniteti i çiklizmit po mban zi për këtë humbje të madhe.”- u shpreh Presidenti i Klubit të SHBA.

Ndërsa në një postim në rrjetin social “Facebook”, Colin, vëllai i Catlin, ka shtangur të gjithë duke thënë se motra e tij vrau vete

“Ajo është personi që kam ndarë pothuajse të gjithë jetën time me të, dhe do të më mungojë tmerrësisht”, shkroi ai.

Catlin, ishte një anëtare e ekipit kombëtar të çiklizmit të SHBA, e cila fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të 2016 në Rio de Janeiro, Brazil.