“Vrasësi serial” Messi vendos dy rekorde, Barça fundos Girona-n

768
Barcelona ka fituar 6-1 ndeshjen e javës së 25-të të La Liga-s kundër Girona-s. Për herë të parë trajneri Ernesto Valverde ka hedhur në fushë katërshen e ëndrrave Dembele, Coutinho, Suarez, Messi dhe rezultati ka qenë pozitiv, edhe pse ndeshja nuk ka filluar mirë për vendasit. Gjithsesi, Suarez dhe Messi kanë qenë protagonistët e sfidës me argjentinasin që ka shkaktuar një tjetër “viktimë” në La Liga. Girona, në fakt, ka qenë skuadra e 35 ndaj së cilës Messi shënon në kampionatin spanjoll, më shumë se çdo lojtar tjetër në historinë e këtij kompeticioni.
Për sa i takon ndeshjes, miqtë kanë kaluar në avantazh pas tri minutash loje dhe kanë shënuar me Portu. Gjithsesi, gëzimi i tyre ka zgjatur 2 minuta pasi Luis Suarez, i shërbyer nga Messi, ka kthyer barazinë në minutën e 5-të. Ky asist pë uruguaianin e ka bërë argjentinasin mbretin e asisteve në historinë e La Liga-s me 148 të tillë. Në të 30-ën ka qenë “Pleshti”, i shërbyer nga Suarez, që ka përmbysur rezultatin dhe ka derguar shifrat në 2-1 me një nga golat e tij. Gjashtë minuta më vonë ka ardhur edhe i treti, që është shënuar gjithashtu nga Leo, i cili ka befasuar murin mbrojtës me një goditje të zgjuar dënimi. Katalanasit kanë kompletuar “pokerin” një minutë para fundit të pjesës së parë me Luis Suarez shkruan telesport.
Në pjesën e dytë, në minutën e 66-të, ka ardhur edhe goli i Philippe Coutinho, i cili ka çuar shifrat në 5-1 me një goditje të bukur nga jashtë zone. Festa e golit ka vazhduar për katalansit dhjetë minuta më vonë me Suarez që ka realizuar golin e gjashtë dhe të tretin personal duke fiksuar rezultatin në 6-1. Me këtë fitore, Barça ka shkuar në kuotën e 65 pikëve në renditje, 10 më shumë se Atletico Madrid i vendit të dytë që do të luajë nesër në mbrëmje në fushën e Sevilla-s. Girona mbetet në vendin e 9-të me 34 pikë.
Sigal