Vlonjatët pretenduan për penallti të mohuara, por goli mungoi

487
Transferta pas dënimit, për Flamurtarin nuk mundi të sillte më shumë se 1 pikë nga “Elbasan Arena”, ku përballë Laçit, takimi i javës së 33-të është mbyllur me rrjeta të paprekura. Edhe pse rezultati përfundimtar fiksoi shifrat e bardha 0-0, gjatë gjithë takimit nuk kanë munguar aksionet dhe sulmet e rrezikshme nga të dyja skuadrat, por me Flamurtarin që e kërkoi më shumë fitoren. Madje vlonjatët kanë pretenduar për dy penallti të mohuara, për të cilat arbitri Andi Koçi nuk ka qenë në një mendje me ta. Kështu, me këtë barazim Flamurtari mbetet në vendin e 6-të me 45 pikë, 2 më pak se Laçi i vendit të 5-të, por mundësia për një vend në Evropë vazhdon të mbetet ende, pasi diferenca e pikëve mes skuadrave është e ngushtë.
Sigal