Vlonjatët ndjehen të “vjedhur”, Evropa duket mision i vështirë

654
Ndeshja e djeshme Flamurtari-Kamza 2-2, përpos ritmikës së lojës, u shoqërua me të veçanta si në shkallët e stadiumit, ashtu edhe në deklarimet e zyrtarëve, gjatë dhe pas ndeshjes. Në bisedë për gazetën “Telegraf”, trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, u shpreh se skuadrës së tij iu mohua fitorja nga vendimet e arbitrit Enea Jorgji. “Mendoj se penalltitë janë diçka normale për ne, dhe nuk ka asnjë lloj diskutimi. Nëse arbitri Jorgji do ishte më profesionist, ne do të kishim fituar sot (dje). Skuadra tregoi karakter gjatë gjithë ndeshjes, edhe pse kemi gabuar shumë dhe në momentin e dytë, kur edhe kishim shumë mundësi për të kthyer ndeshjen. Përveç dy momenteve, kemi dhënë maksimumin, por nuk shfrytëzuam mundësitë.”
Sigal