Sigal

Vllaznia më në fund ka një trajner dhe një drejtor sportiv. Klubi shkodran ka vendosur që trajner i kuqebluve të jetë Hasan Lika, ndërsa drejtor sportiv Ergin Firat.

Vendimi u mor pasi u vlerësuan me shumë kujdes të gjitha kandidaturat për këto poste, duke u bazuar në CV-në dhe platformat e kandidatëve.

Në fakt, për postin e trajnerit, ku përveç Hasan Likës, konkurronin edhe Baldo Ranieri, Dervish Haxhiosmanovic, Edi Martini dhe Ergin Firat, përzgjedhja ishte e pritshme. Lika mori më shumë kredenciale nga konkurrentët e tjerë, bazuar në kriteret e mëposhtme: Formimi i përgjithshëm dhe profesional, përvoja në punë, arritjet profesionale, pastërtia e figurës dhe besueshmëria e serioziteti.

Për postin e drejtorit sportiv, për të cilin u shpall fitues Ergin Firat, konkurronin edhe Alban Neziri dhe Agim Canaj.