Sigal

Vllaznia e ka nisur në mënyrën më të mirë betejën e saj për tu rikthyer sa më shpejt në kategorinë superiore. Shkodranët kryesojnë bindshëm Kategorinë e Parë A shqiptare, me pikë të plota pas 5 javëve të para.

Në takimin e kësaj jave, veriorët do të përballen me një rival direkt si Erzeni, ndaj trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika e ka vlerësuar kundërshtarin duke kërkuar impenjim nga lojtarët e tij.

“Kjo ndërprerje e garës i ka shërbyer shumë skuadrës sonë. Kemi pasur rikuperime gjatë kësaj periudhe, megjithatë ne nuk do të kemi me shumë gjasa të gatshëm, Gilman Likën dhe Bardullën në mesfushë. Luajmë një ndeshje delikate, pasi përballë kemi Erzenin që e ka nisur garën si pretendent, por ka kualitete në gjirin e vet”. Sa i përket stërvitjes, mund të them se lojtarët kanë dhënë më të mirën e tyre dhe e kanë vlerësuar shumë këtë përballje. Unë kam besim se do të maarrim fitoren e radhës”.  Për sa i përket lojtarit më të fundit të federuar, por që është bërë pjesë e skuadrës qysh në muajin gusht, sulmuesit nigerian Ikena, trajneri Hasan Lika duke mbyllur prononcimin e tij ka pohuar: “Ai është bërë pjesë e jona që në gusht, por për shkak të problemeve me dokumentacionin, ne nuk e kemi pasur në gjirin tonë në këto javët e para. Unë kam besim se do të na shërbejë shumë si lojtar”, – tha trajneri Lika.