Manchester United: Për Balen 100 milionë, jo më shumë

Gareth Bale çdo ditë e më shumë është larg Real Madridit, pas paraqitjeve të tij të dobëta në fazën përgatitore. Ai po kërkohet me ngulm nga Manchester United dhe trajneri i saj, Jose Mourinho.

Manchester United nuk do të shkojë më lartë se 100 milionë euro për ta sjell Gareth Balen në Premier Ligë.

Prandaj, me këtë çmim, vështirë se do ta shesin madrilenët. Pas kalimit të Neymar në PSG për shifrën 220 milionë, United do t’i duhet ta ngrejë shumën për transferimin e Bale.