Vlera e Hysajt kap shifra të “çmendura”, shqiptari më i shtrenjtë në histori

712
CIES, Observatori Europian i Futbollit, ka publikuar sot listën me 100 futbollistët me vlerën më të madhe në kampionatet kryesore të Europës.
Shqiptari i parë që figuron në këtë listë është mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, që sipas CIES vlerësohet në treg me 70.5 mln euro dhe renditet në vendin e 60-t.
Kjo përllogaritje është bërë në bazë të rendimentit të futbollistit ndër vite dhe paraqitjeve të shkëlqyera kohët e fundit. Pas shkodranit shqiptari i dytë me vlerën më të lartë është Granit Xhaka me me 68 milionë euro që mban vendin e 67-t në listë, ndërsa Mustafi vlerësohet 65.n mln euro dhe renditet i 70-i.
Sa i takon podiumit, Neymar është futbollisti më i shtrenjtë, me vlerën e 213 mln euro, ndërsa ndjekin Messi me 202.2 mln euro dhe Harry Kane me 194.7 mln euro.
Sigal