Vladimir Vajs: “Kualifikohet Kairati im!”

605
Sigal

Flet për “Telegraf” trajneri që eliminoi Italinë në Botërorin e Afrikës së Jugut, sot kundërshtar i Kukësit

Trajneri i Kairati Almati, sllovaku Vladimir Vajs, është i famshëm për eliminimin që i bëri Italisë në Botërorin e Afrikës së Jugut katër vjet më parë. Sot, ai do të përpiqet të eliminojë Kukësin në turin e parë eliminator të Ligën së Europës. Ai e di që, e pret një ndeshje krejt ndryshe nga ajo që u luajt një javë më parë në Kazakistan. Gjithsesi, është i bindur se kualifikimin do ta arrijë skuadra e tij.

 – Zoti Vajs, Kairati fitoi me një rezultat minimal ndaj Kukësit n në ndeshjen e zhvilluar në Kazakistan. A do të arrini ta mbroni rezultatin në takimin në Shqipëri?

– Ndeshja e parë tani i përket historisë. Ajo që është më e rëndësishme nga rezultati i takimit të parë ka të bëjë me faktin se në shënuam dhe nuk pësuam gol. Ndeshja e nesërme (e sotme) do të jetë e vështirë, pasi Kukësi do të luajë në shtëpinë e tij dhe do të ketë mbështetjen e tifozëve. Sigurisht, ne e kemi vlerësuar edhe këtë aspektet. Do të bëjmë të pamundurën që, të kualifikohemi.

– Cila është përshtypja juaj për Kukësin pas ndeshjes së parë dhe çfarë parashikoni për nesër (sot)?

– Ne nuk dinim pothuajse asgjë për Kukësin para ndeshjes së parë, përveç informacioneve mbi rezultatet e vitit të kaluar në Ligën e Europës. Ne e dinim se, Kukësi do të luante në mbrojtje ndeshjen e parë dhe ne ishim me fat që shënuam në minutat e fundit. Tani ata do të luajnë në shtëpi dhe do të sulmojmë më shumë.

– Trajneri i Kukësit, Agim Canaj, gjatë konferencës së tij deklaroi se tashmë i njeh pikat e forta dhe të dobëta të Kairatit, a i njihni jo tashmë ato të kundërshtarit?

– Mendoj se, tani e njohim. Por, këto do ta tregojmë nesër (sot) në fushën e lojës.

– Skuadra juaj përbehet nga lojtarë nga nëntë kombësi të ndryshme, ndaj dhe nga Brazili. Cila është diferenca midis lojtarëve kazakistanas me ata të huaj?

– Mendoj se kam një skuadër dhe grup të mirë lojtarësh. Ne jemi me fat, që ata janë në një formë të mirë. Kazakistani tani po investon për të afruar lojtarë të nivelit të mirë ndërkombëtar.

– Do të luani në mbrojtje për të mbrojtur rezultatin, apo në sulm.

– Unë besoj se, Kukësi dëshiron me çdo kusht të kualifikohet dhe do të kërkojë të shënojë të paktën dy gola, por këtë do të bëjmë dhe ne. Nuk jemi ekip që, pëlqejmë të mbrohemi.

Kampionati shqiptar fillon në muajin gusht, ndërkohë që ai i Kazakistanit është në mes të tij. A konsideroni këtë një avantazh të skuadrës suaj?

– Natyrisht, në jemi në mes të kampionatit të vendit tonë, por ndeshja ndaj Kukësit është e një kompeticioni tjetër dhe unë jam i bindur se, na pret një ndeshje e fortë. Jemi të qartë për këtë.

– Jeni në vend të parë, a do të arrini ta fitoni këtë sezon titullin kampion?

– Ne do të luftojmë deri fund për ta fituar, por duhet ta dini se kampionati ynë është shumë i fortë. Gjithsesi, ne do të luftojmë që ta fitojmë atë dhe vitin tjetër të marrim pjesë në Ligën e Kampioneve.

– Cili është niveli i kampionatit kazakistanez, në raport me atë europian?

– Unë mendoj se, niveli po rritet vit pas viti dhe po bëhen investime të mëdha, jo vetëm në infrastrukturë por dhe sjelljen e lojtarëve të njohur.

– Zoti Vajs, ju jeni trajneri që e dërguat për herë të parë Sllovakinë në finalet e një Kupe Bote, në “Afrika e Jugut 2010”, madje eliminuat edhe Italinë pas asaj fitoreje të bujshme 3-2…

– Po, ishte me të vërtetë një gjë e bukur për Sllovakinë e për mua personalisht. Sigurisht, ruaj kujtime shumë të bukura dhe jam shumë i lumtur kur e kujtoj, por tani duhet të përqendrohem plotësisht për të arritur kualifikimin kundër Kukësit.

– A mund të na bëni një koment për Botërorin e Brazilit?

– Është një kampionat që ka ofruar ndeshje shumë të bukura dhe plot surpriza.

 

Kalimet e tureve, Kukësin mban rekordin

 Edhe pse Shqipëria u përfaqësua për herë të parë në Ligën e Kampioneve në edicionin 1962-1963 me Partizanin, u deshën 20 vjet pritje për të kaluar një tur në kompeticionin më të rëndësishëm për klube të Europës. Pikërisht këtë e bëri klubi i Tiranës në edicionin 1982-1983. Bardheblutë eliminuan Lindfild të Irlandës së Veriut, duke fituar 1-0 në “Qemal Stafa” me golin e Augustin Kolës. Në Belfast skuadra kryeqytetase humbi 2-1, por vendosi goli i Arben Mingës, që i dha kualifikimin për më tej.

Së fundmi, pas 7 vitesh, ku asnjë skuadër shqiptare nuk kalonte dot turin në Ligën e Kampioneve, Skënderbeu e bëri realitet këtë. Korçarët kaluan në turin e tretë (e nisën nga turi i dytë) pas fitores ndaj Neftçit. Vetëm tetë ekipe nga 15 pjesëmarrëse në kompeticionet europiane kanë mundur ta kalojnë të paktën 1 herë turin e parë: Tirana (9 herë), Vllaznia (7), Dinamo (3), Partizani (3), Besa (3), Flamurtari (2), Teuta (1), Kukësi (1). Flamurtari në edicionin 1987-1988 arriti të kalonte në turin e tretë të Kupës UEFA, ndërkohë që Kukësi mbërriti sezonin e kaluar mbërriti deri në turin e katërt të Ligës së Europës, pra kaloi tre ture duke vendosur edhe një rekord në paraqitjet ndërkombëtare të skuadrave shqiptare. Në edicionin 1987-1988 regjistrohet edhe kulmi i futbollit shqiptar në Europë. Flamurtari eliminoi në turin e parë Partizanin e Beogradit: fitoi 2-0 në Vlorë (autogol i Gjorxheviçit dhe gol i Roland Iljadhit) dhe humbi 2-1 në Beograd (eurogol i Sokol Kushtës). Në turin e dytë eliminoi gjermanolindorët e Vismute Aue: humbi 1-0 në Gjermani dhe fitoi 2-0 dhe Vlorë (Taho, Ruci). Në turin e tretë, u eliminua nga Barcelona: humbi 4-1 në “Kamp Nou” (gol i Vasil Rucit), fitoi 1-0 në Vlorë (gol i Kushtës).

 1983, kur Tirana nuk luante prej…politikës

 Në kualifikimin e parë historik në Ligën e Kampioneve, pikërisht në edicionin 1982-1983, Tiranës i ndodhi diçka jo e zakonshme, edhe pse në atë periudhë realiteti ishte krejt tjetër nga ky i sotmi. Pasi eliminoi Lindfild të Irlandës së Veriut, në turin e dytë, shorti e vendosi përballë Dinamos së Kievit. Skuadra ukrainase bënte pjesë në atë kohë në Ish-Bashkimin Sovjetik. Mirëpo, politika e Tiranës nuk i lejonte përballjet me skuadrat sovjetike dhe ndeshja u fitua në tavolinë nga Dinamo e Kievos. Klubi 24 herë kampion i Shqipërisë është rekordmen për sa u përket sukseseve në Kupat e Europës, teksa është kualifikuar 11 herë. Nga këto, 6 herë bardheblutë kanë kaluar turin në Champions.

KALIMET E TUREVE

LIGA E KAMPIONEVE

Tirana: 6 herë (1982-1983, 1988-1989, 1989-1990, 2003-2004, 2004-2005, 2005-2006)

Vllaznia: 1 herë (2001-2002)

Dinamo: 1 herë (2002-2003)

Skënderbeu: 1 herë (2013-2014)

LIGA E EUROPËS

Flamurtari: 2 herë (1987-1988, 2011-2012)

Partizani: 1 herë (2004-2005)

Vllaznia: 3 herë (2008-2009, 2009-2010, 2011-2012)

Dinamo: 1 herë (1985-1986)

Tirana: 1 herë (2006-2007)

Besa: 1 herë (2007-2008)

KUPA E KUPAVE

Tirana: 2 herë (1986-1987, 1994-1995)

Partizani: 1 herë (1970-1971)

Besa: 1 herë (1972-1973)

Vllaznia: 1 herë (1987-1988)

Dinamo: 1 herë (1989-1990)

Teuta: 1 herë (1995-1996)

KUPA INTERTOTO

Teuta: 1 herë (2002)

Partizani: 1 herë (2003)

Vllaznia: 1 herë (2004, 2007)

Besa: 1 herë (2008)

DY TURE

Flamurtari: 1 herë (1987-1988)

TRE TURE

Kukësi: 1 herë (2013-2014)

EKIPET SHQIPTARE

NË KUPAT E EUROPËS

Tirana          74 ndeshje

Partizani             44 ndeshje

Vllaznia       40 ndeshje

Dinamo        40 ndeshje

Flamurtari           26 ndeshje

Teuta                  25 ndeshje

Besa                    14 ndeshje

Skënderbeu         10 ndeshje

Kukësi         9 ndeshje

Elbasani              6 ndeshje

Bylisi           4 ndeshje

Apolonia             4 ndeshje

Laçi                    5 ndeshje

Albpetroli           2 ndeshje

Tomori         2 ndeshje

TË GJITHA FINALET DHE FITUESIT

1930 URUGUAI-Argjentinë 4-2

1934 ITALI-Çekosllovaki 2-1,

1938 ITALI-Hungari 4-2,

1950 URUGUAI-Brazil 2-1

1954 GJERMANI-Hungari 3-2

1958 BRAZIL-Suedi 5-2

1962 BRAZIL-Çekosllovaki 3-1

1966 ANGLI-Gjermani 4-2

1970 BRAZIL-Itali 4-1

1974 GJERMANI-Holandë 2-1

1978 ARGJENTINË-Holandë 3-1

1982 ITALI-Gjermani 3-1

1986 ARGJENTINË-Gjermani 3-2

1990 GJERMANI-Argjentinë 1-0

1994 BRAZIL-Itali 0-0 (3-2 p).

1998 FRANCË-Brazil 3-0

2002 BRAZIL-Gjermani 2-0

2006 ITALI-Francë 1-1 (5-3 p)

2010 SPANJË-Holandë 1-0

Kancelarja Merkel në Brazil për finalen

 Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Presidenti Johakim Gauk do të jenë të pranishëm në stadium në finalen e madhe të 13 korrikut të Botërorit të Brazilit. Merkel njihet si një tifoze e madhe e Kombëtares së vendit të saj. Ajo ndoqi më parë ndeshjen Gjermani-Portugali, të përfunduar me rezultatin e thellë 4-0. Gjatë një konference për shtyp te mbajtur në Berlin ajo e uroi ekipin për fitimin e titullit. Një Gjermani rekordesh! Kështu mund të quhet ekipi i Joakim Lëv në përballjen e mbrëmshme me Brazilin. Gjermania ka mbërritur për herë të tetë në një finale të botërorit duke larguar ekipin që i mohoi titullin 12 vjet më parë. 7 gola të shënuar në 1 ndeshje dhe vetëm 1 i pësuar. Një bilanc që të shtyn të mendosh se çfarë mund të bëjë ky ekip. 5 gola janë realizuar pas 29 minutash lojë si asnjëherë tjetër në një sfidë të fazës finale të Botërorit. Me goleadën ndaj Brazilit përfaqësuesja gjermane shkon në kuotën e 223 golave të realizuar në fazën finale të Kupës së Botës duke u kthyer në ekipin që ka shënuar më shumë. Në këtë sfidë Miroslav Klose arriti të vendoste një rekord të ri golash të shënuar nga një futbollist në Kupat e Botës. Pas 23 ndeshjeve ai numëron 16 gola të realizuar. Ronaldo që është ndalur në 15 gola e ndiqte nga tribuna.