Vjen shkarkimi i paralajmëruar, Bajerni largon Ançelotin

528
Nuk mund të ndodhte ndryshe, për një skuadër të madhe si Bajerni i Mynihut. Disfata ndaj PSG-së ka rezultuar fatale për teknikun italian Karlo Ançeloti, i cili dje është shkarkuar nga drejtimi i skuadrësi bavareze, pas një mbledhje të gjatë të drejtuesve të klubit, të cilët bënë një analizë të detajuar në lidhje me situatën aktuale të Bajernit në Europë dhe në Bundesliga 1.
Mediat gjermane raportonin dje se, zëvendësuesi i Ançelotit pritet të jetë trajneri aktual i Liverpulit, Jurgen Klop, pasi emri i tij është lakuar së fundmi në ambientet e klubit. “Si zëvendësues të Ançelotit në sezonin 2018-2019, Bajernit i nevojitet një personalitet që di si të menaxhojë yjet dhe talentet e reja që ka në strukturë kjo skuadër, shumë pasion dhe ide për lojën”, lexohet në shkrimin e të përditshmes Bild, ndërkohë që, Vili Sanjol do të jetë trajneri i përkohshëm i ekipit deri në emërimin e një tekniku të ri.
Sigal