Vjen reagimi zyrtar nga Juventusi për Pep Guardiolën

507
Sigal

Pas lajmeve kontradiktore që vinin nga të gjitha anët, në lidhje me një tentativë të Juventusit për të nënshkruar me trajnerin e Manchester City-t, Pep Guardiola, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i bardhezinjve.

Ka qenë Drejtori Sportiv, Fabio Paratici, i cili në një intervistë të dhënë para ndeshjes me Sampdorian, deklaroi se nuk ka pasur asnjëherë negociata me teknikun spanjoll.

“Nuk ka pasur negociata me Guardiolën dhe nuk kemi menduar asnjëherë për të. Mendoj se duhet të mbetemi kështu si jemi deri në fund të të gjithë kompeticioneve, për respekt të shumë njerëzve”, tha Paratici.