“Vizitohej” nga tifozët, Neymar ndryshon shtëpinë

504
Braziliani Neymar nuk po kalon një situatë të qetë këto muajt e parë të qëndrimit në Paris. Sulmuesi i cili u ble këtë verë nga sheiku Al Kelaifi, shkaktoj tension në marrëdhëniet me shokët e ekipit dhe më pas edhe me trajnerin Emery. 
Ish ylli i Barcelonës është “bezdisur” nga tifozët e shumtë që “vizitonin” shtëpinë e tij vjedhurazi, duke kaluar murin rrethues 170 cm të lartë për të bërë foto me numrin 10 të parizienëve. Kjo e ka detyruar yllin brazilian të kërkojë menjëherë ndërrimin e shtëpisë. 
Vila ku banonte Neymar është në një pjesë shumë të vizituar nga qytetarët francez dhe turistët. Ajo ndodhet në zonën ë Bougiva, dhe shpesh kthehet në një vend pelegrinazhi nga vendasit.
Neymar është lojtari më i shtrejtë në kontinent deri më tani, pasi vetëm pak muaj më parë klubi i PSG shpenzoi plot 222 milion euro për ta transferuar brazilianin në “Parc de Princ”.


Sigal