Të mësuar me atë shkëlqim të Kampionatit Evropian edhe pritshmëritë e tifozerisë Kuq e Zi ishin në nivele më të larta për Kombëtaren Shqiptare. Viti 2018 do të na servirte një Kombëtare larg pritshmërive të mësuar dhe zhgënjimi nuk ishte vetëm në rezultate por edhe në performancën e skuadrës që në shumë takime humbi identitetin, karakterin duke shkuar deri në ç’thurje.

Por humbja më e madhe e të gjitha humbjeve ishte ajo e TIFOZERISË. Paraqitja e dobët zhgënjeu zemrën dhe shpirtin e ekipit Tifozat., ata tifozë që mbushnin me ngjyrat kuq e zi stadiumet e Botës. Natyrshëm epoka De Biazi, pati presionin e saj tek tekniku Panuçi, por rezultatet dhe grupi duhet të ishin komplimentarë dhe kundërshtues me njëri-tjetrin. Si asnjë nacionale tjetër Panuçi në përpjekje për të “errësuar” epokën De Biazi kërkoi të ndryshonte apriori formacionin duke mos pasur asnjë kriter selektues.

Si rrallë herë mund të ketë ndodhur në ndonjë përzgjedhje të kombëtares që të grumbullohen plot 53 futbollistë nga të cilët Panuçi aktivizoi 46 dhe në të tilla shifra natyrisht edhe rezultate nuk kishin si të ishin ato të priturat. Statistikat e takimeve të kompeticionit UEFA Nacional League, aty ku ekipi ynë i kishte të gjitha mundësitë të na jepte shpresën e një ekipi tjetër, dështuan me “sukses”.

Sigal