Viron Bezhani, President i KOKSH: Event i madh me risi të reja

614
Për Presidentin e KOKSH-it, Viron Bezhani, kjo ishte e para veprimtari Mbarëkombëtare pas rizgjedhjes së tij në mandatin e dytë në këtë post. Duke e quajtur event të madh, Bezhani tregoi edhe arsyet pse ishte entuziast. “Ky është një event i madh, dhe në pozicionin tim, jam shumë i kënaqur dhe entuziast për një veprimtari kaq të madhe, për tre arsye. Së pari, sepse është një aktivitet i veçantë, ndryshe nga të tjerët, në bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri; së dyti, sepse ecuria e FSHN-së ka katër vite që prodhon rezultate pozitive; e së treti, tabela elektronike nga Kosova është një risi që do ti shërbejë cilësisë sportive në këtë Kampionat Mbarëkombëtar. Urime për rezultate sa më të mira”.
Sigal