VIDEO/ Ylli i Atalantës ‘kërcënon’ Ronaldo. Ja çfarë bëri sot

520
Sigal

Atalanta vijon me paraqitjet pozitive në Serinë A, ndërsa klubi i drejtuar nga Gasperini ka arritur një fitore të thellë mesfidën e sotme 0-5 përballë Frosinones.

Lojtari më në formë i ekipit është padyshim sulmuesi, Duvan Zapata, i cili ka shënuar 4 gola duke barazuar Kristiano Ronaldon në krye të renditjes me 14 gola secili.

Titullarë për Atalantën në këtë sfidë ishin edhe 2 futbollistët e kombëtares sonë, Berisha dhe Gjimshiti, madje ky i fundit dhuroi edhe asist për Zapatën te goli i tretë.