VIDEO/ UEFA e përmendi në raport, ja peripecitë ndeshjes që rezultoi deçizive në mbijetesës e Skënderbeut

612
Në pritje të vendimit të UEFA-s për Skënderbeun lidhur me çështjen e trukimeve ku rrezikohet një pezullim 10-vjeçar ne ndërkohë duke iu referuar raportit voluminoz të UEFA-s po ju risjellim në mendje një nga momentet më deçizive të klubit korçar.
Ishte sezoni 2009-2010 kur ekipi kryeqytetas Dinamo e kishte siguruar titullin kampion që në mesin e sezonit. Skënderbeu nga ana tjetër ishte në pozita tepër kritike në rënditje dhe rrezikonte kategorinë.
Në javët në vijim përballja mes këtyre skuadrave do të jetë nga më enigmatiket e atij sezoni. Në ndeshjen e përfunduar me shifrat 3-2 për Skënderbeun skuadra dinamovite kalon e para në avantazh.
Në golin e barazimit të shënuar nga Brkic pozicioni është shumë i dyshimtë por gjyqtari vijon lojën. Në minutat në vijim do të vinte përmbysja e madhe ku do të shënoheshin edhe dy gola të tjerë. Biskup në minutën e 69-t dhe Brkic në të 79-n do realizonte “dopietë”.
Pak para fundit skuadra kampione e atij sezoni do të shkurtonte diferencat me Bakajn. Bie në sy një hezitim i lojtarit për të festuar dhe gjithashtu ngurrimi i tij për të nisur lojën me shpejtësi.
Në fund Skënderbeu merr 3 pikët dhe pas kësaj sfidë vijnë edhe një sërë fitoresh të tjera që do të rezultojnë deçizive për të shpëtuar korçarët nga zbritja e një kategorie më poshtë.
Gjithsesi ndalemi edhe pak në sfidën në fjalë pasi përmendet edhe në raportin e UEFA-s. Aty thuhet se ministri i financave në ato vite, Ridvan Bode, ka shantazhuar ekipin kundërshtar, Dinamon, për të humbur ndeshjen.
Akoma më interesante është dhe premtimi që Bode së bashku me Agim Zeqon, ish-presidenti në atë kohë, premtojnë se Skënderbeu sezonin e ardhshëm do të shpallet kampion.
Pasi siguruan mbijetësën në merkaton e verës Skënderbeu bën revulucion dhe blen pothuajse gjysmën e ekipit të Dinamos. Në sezonin 2010-2011 asgjë nga premtimi i Bodes dhe Zeqos nuk bie poshtë, korçarët shpallen kampion për herë të dytë në histori.
Historia më pas dihet, Skënderbe merr disa kampionate radhazi dhe arrin të kualifikohet si skuadra e parë shqiptare në një kompeticion Europian, “Europa League”.
Në pritje të vendimit të UEFA-s gjithkush mund të gjykojë vetë, por pakkush nga tifozët të cilët shkojnë në stadium mund të mendojnë se në kampionatin shqiptar gjërat shkojnë mirë dhe pastër.
Sigal