VIDEO/Tjetër vdekje në fushën e blertë të futbollit

463
Sigal

Futbollisti i Akanda, Herman Tsinga ka ndërruar jetë në fushën e blertë.

Përplasja me kundërshtarin për një top në ajër rezultati të ishte fatale për 24-vjeçarin që militonte në Ligën e Dytë në Gabon.

Ai u transportua me urgjencë në spital, por atje u konfirmua që viktima kishte ndërruar jetë si pasojë e një sulmi kardiak.

Kjo është vdekja e shtatë në 12 vitet e fundit në futbollin e Gabonit.