VIDEO/ Skuadra Spanjolle bën çmendurinë, rrëmben në bagazhin e makinës mesfushorin e Manchester Cityt

536
Pas 4 sezonesh tek Manchester City, Jezus Navas rikthehet tek skuadra e Sevijas. Mesfushori spanjoll u largua nga stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan” në vitin 2013 për t’u bashkuar me Mançester Sitin për 15 milionë paund.Por sot ai është rikthyer te klubi ku shkëlqeu për të vazhduar aventurën e suksesshme. Mesfushori 31-vjeçar numëron 393 paraqitje me Seviljan në të kaluarën duke shënua 34 gola. Gjatë eksperiencës në Spanjë, Navas arriti të fitontë 2 Kupa Uefa, 2 Kupa del Rey, 1 Superkupë Uefa dhe Superkupën e Spanjës.Për të prezantuar rikthimin e mesfushorit, klubi spanjoll ka zgjedhur një mënyrë tepër unike, duke sajuar një skemë rrëmbimi, që duket tamam si në filmat aksion. Për më tepër ndiqni videon.
Sigal