VIDEO/ Shorti i “Europa League”, Lazio e Strakoshës dhe 7 skuadra të tjera mësojnë kundërshtarët

571
Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për fazën çerekfinale të “Europa League”.
Lazio e Strakoshës ka peshkuar kundërshtarin më të lehtë në letër. Për të kaluar në gjysmëfinale ata do të përballen me austriakët e Salzburg.
Arsenali i Arsene Wenger pasi kaloi Milanin në çerekfinale ka ‘peshkuar’ rusët e CSKA Moscow, që mbrëmë eliminuan Lyon në Francë.
Përballje të vështirë ka rezervuar shorti për gjermanët e Leipzig. Skuadra që fillimisht eliminoi Napolin dhe më pas Zenit Petersburg do të ketë kundërshtarë sërish një skuadër të fortë siç është Marseille.
Pa fat mund të konsiderohet Atletico Madrid që kundërshtarë në dy përballje do të kenë portugezët e Sporting Lisbona. Edhe pse këta të fundit kaluan me vështirësi në këtë fazë, sërish mbeten një skuadër me tepër kualitet, që mund t’i hapë probleme çdo kundërshtari.

Shorti
Leipzig – Marseille
Arsenal – CSKA Moscow
Atletico Madrid – Sporting Lisbona
Lazio – Salzburg
Sigal