Video shantazhi, Benzema përjashtohet për Europianin, Valbuena në dyshim

382
Përpos imazhit dhe 7 viteve burg, Karim Benzema rrezikon që të përjashtohet nga kombëtarja e Francës për finalet e Kampionatit Europian që do të zhvillohet nga 10 qershori -10 korrik 2016.
Gazeta prestigjioze “L’Équipe” i ka kushtuar faqen e parë vendimit të mundshëm të trajnerit Didier Deshamps për të lënë jashtë skuadrës sulmuesin e Realit të Madridit.
Benzema është përfshirë në skandalin e videos erotike ndaj mesfushorit Valbuena duke u përfshirë në rrjetin e shantazhit duke i bërë presion për 150 mijë Euro.
Sulmuesi u la jashtë përfaqësueses për dy ndeshjet miqësore me Gjermaninë dhe Anglinë.
Ndërsa për Valbuenën trajneri francez ende nuk ka vendosur nëse do ta grumbullojë.
Sigal